19 Prill 2024

Rezervat e lëndës së parë për ushqim të kafshëve dhe shpezëve gati te harxhohen

Prishtinë, 17 mars - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Shoqatës së Shpezëtarisë, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e krijuar në këta dy sektorë, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19.

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave njoftuan Ministrin Mustafa se rezervat e lëndës së parë për ushqim të kafshëve dhe shpezëve mund të përfundojnë shumë shpejtë nëse nuk sigurohet furnizim i plotë i këtij ushqimi brenda një afati sa më të shkurtër.

Ministri Mustafa ka ndarë shqetësimin me përfaqësuesit e blegtorisë dhe shpezëtarisë duke u zotuar që të angazhohet për koordinim brenda institucioneve të vendit për të gjetur zgjidhje.

Njëkohësisht, Ministri i ka njoftuar ata edhe me vendimin e marrë për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019, që për qëllim ka mbrojtjen e të drejtave të fermerëve kosovarë, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)