24 Tetor 2020

Rehabilitohet stacioni pompik i ujitjes në fshatin e Pantinë

Prishtinë, 22 nëntor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci, Kryetari i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë Bajram Mulaku dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Hajdar Beqa, sot nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për rehabilitimin e stacionit pompik të ujitjes në fshatin e Pantinës.

Në fjalën e rastit, ministri MBPZHR-së z.Blerand Stavileci, tha se MBPZHR-ja me qëllim të rritjes së sipërfaqeve të ujitura, do ta financojë sanimin e infrastrukturës së ujitjes në stacionin pompik të Pantinës, me ç’rast do të mundësohet ujitja e rreth 1000 hektarëve të tokës bujqësore.

“Pas vizitave të shpeshta dhe bashkëbisedave të shumta me agrobizneset dhe fermerët e komunës së Vushtrrisë, MBPZHR-ja me qëllim të rritjes së sipërfaqeve të ujitjes, do të financojë sanimin e infrastrukturës për ujitje, gjegjësisht sanimin e stacionit pompik në fshatin Pantinë të kësaj komune, ngase kjo ka qenë edhe një prej kërkesave që na e kanë parashtruar fermerët e kësaj ane”.

Secila komunë i ka specifikat e veta për zhvillimin e bujqësisë dhe MBPZHR-ja, shtoi ministri Stavileci, përveç mbështetjes financiare nëpërmjet granteve investive dhe subvencioneve që për çdo vit po shënojnë rritje, kemi edhe skemën e investimeve kapitale për rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të ujitjes.

“Që nga viti 2008 dhe deri më tani, ne kemi investuar në dhjetra projekte, mirëpo vetëm gjatë këtij viti kemi investuar në 13 projekte dhe shumica prej tyre kanë përfunduar”. Një nga projektet e rëndësishme është edhe projekti për sanimin e stacionit pompik në Pantinë, i cili arrinë shumën prej 300.000€, përfundoi ministri Stavileci.

Ndërsa, Krytari i KK-së së Vushtrrisë z.Bajram Mulaku, tha se si kryetar i komunës e ndjen vetën shumë mirë pasiqë tani po fillon të realizohet edhe një projekt tjetër shumë i rëndësishëm për fshatrat e komunës së Vushtrrisë.

”Sipas informacioneve që i posedoj, pritet që nëpërmjet aktivizimit të stacionit pompik të Pantinës të sigurohet ujitje për rreth 1000 hektarë tokë bujqësore dhe sanimi i infrastrukturës së ujitjes, mundëson qasjen në këtë stacion pompik edhe të disa fshatrave përreth ngaqë ky stacion është vend i cili ndërlidh edhe fshatin e Ashlanit, Akrashticën dhe disa fshatra të tjera”.

Mbikqyrja e punëve sanuese do të bëhet nga ndërmarrja publike “Ibër-Lepenc”, ndërsa pranimi i punëve të kryera për stacionin pompik të Pantinës, do të bëhet nga komisioni pesë antarësh, në përbërje të të cilit do të jenë tre përfaqësues të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc”, që kryesisht do të jenë ekspertë të lëmisë së elektros, makinerisë dhe ndërtimtarisë, si dhe një përfaqësues i MBPZHR-së dhe një i KK-së së Vushtrrisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës rifillon fazen finale te projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në fshatin Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatet individuale për U21/e (1999), dhe Veteran. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)