08 Mars 2021

Rahoveci publikon thirrjen e granteve për grumbulluesit e qumështit

Rahovec, 5 tetor - Komuna e Rahovecit, përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm publikon thirrjen e skemës së granteve për “Përkrahja e përpunuesve dhe pikave grumbulluese te qumështit në Komunën e Rahovecit”.

Kjo skemë e granteve do të mundësojë që projektet cilësore biznesore të implementohen dhe zhvillohen më tej, duke krijuar kështu vende të reja pune.

Këto vende të reja të punës do të gjëndërohen nga rritja e ndërmarrjeve ekzistuese që veprojnë në sektorët e qumështit me potencial të madh për zhvillim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Mars 2021 - Institucioni i Avokatit të Popullit organizon një tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime në të cilën do të merr pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe  institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Qendra e Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Programi për Drejtësi Komerciale në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo, organizojnë diskutim rreth ngritjes të vetëdijes për bizneset fillestare të sapo themeluara dhe sipërmarrësit e rinj me fokus në drejtësinë komerciale, pjesa e sistemit të drejtësisë që siguron çasjen e bizneseve në drejtësi. (Innovation Centre Kosovo -https://www.facebook.com/ickosovo, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit në të cilën do të merr pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Salla e sporteve në kazermën ''Adem Jashari'', ora 10:45)   

- Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin edhe të pesë vendvotimeve tjera. (Gjykata Supreme e Kosovës, ora 11:00)