20 Prill 2024

Qumështi nga sot pa çmime reference me Shqipërinë

Prishtinë, 27 qershor - Ka filluar nga sot ( e hënë) zbatimi në praktikë i marrëveshjes së para dy ditëve për heqjen e çmimeve të referencës në mes të Kosovës e Shqipërisë.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila e ka konfirmuar heqjen e çmimit të referencës për radion Blue Sky, si dhe menaxherë të kompanisë Bylmeti. Çmimet e referencës për prodhimet kosovare që caktoheshin nga Doganat e Shqipërisë dhe që krijonin pakënaqësi të theksuara ndër bizneset tona, nuk po aplikohen nga sot. Këtë e konfirmoi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila. “Sot kemi marrë lajmin e mirë që kompania Bylmeti e cila është ballafaquar dy herë me aplikimin e çmimit referentë ka arritur të eksportojë në Shqipëri pa aplikimin e këtij çmimi”, tha ajo.

Fatura e një litër qumështi të freskët që caktohej nga kompania në vlerë prej 25 cent, nga Doganat e Shqipërisë dyfishohej. Kjo e pengonte kompaninë në fjalë të realizonte eksport për shkak të ngritjes së çmimit.

Heqjen e çmimeve të referencës, e konfirmoi edhe vet pronari i Bylmetit, Ymer Berisha. “Nga sot, kam informata nga kamioni që posa ka arritur në Shqipëri, nuk është aplikuar çmimi referent, pra është aplikuar çmimi i faturuar realisht. E falënderoj ministren Kusari-Lila e cila ka qenë shumë aktive dhe na ka mundësuar të vazhdojmë punën normale me Shqipërinë”, theksoi Berisha.

Kosova gjatë kësaj periudhe ka mbiprodhim të qumështit të freskët, ndërkaq në Shqipëri për shkak të turizmit, ka kërkesë më të madhe. Ndryshe, çmimet e referencës janë aplikuar në rastet e dyshimeve se çmimet e faturuara janë më të ulëta se çmimi real i tregut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)