18 Prill 2024

Qiproja Veriore mëson nga përvojat e Kosovës

Prishtinë, 25 korrik - Sot Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka vizituar drejtori i Shërbimeve Veterinare të Qipros Veriore, Huseyin Ataben, së bashku me drejtorin e njësisë së Shëndetit të Kafshëve, Neslihan Oznur dhe drejtorin e Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve, Burak Toksoy.

Qëllimi kryesor i vizitës së delegacionit të Qipros Veriore ishte të njoftohet me sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve si dhe sistemin të kontrollit të lëvizjes së kafshëve të përdorura në Kosovë me qëllimin përfundimtar të instalimit të një sistemi të ngjashëm në Qipron Veriore.

Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së, Valdet Gjinovci, bashkë me stafin e agjencisë, priten delegacionin dhe i njoftuan me punën qe behet ne autoritetin tonë.

Gjinovci shprehu gatishmërinë për të ofruar informatat lidhur me kërkesat dhe nevojat qe ata i kanë, duke ofruar qasje edhe në punët praktike të cilat kryhen në terren.

\"Ne edhe pse shtet i ri kemi arritur që me përkushtim të kemi një sistem të avancuar për Identifikim dhe Regjistrim të Kafshëve i cili është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, sistem ky i cili është një model i mirë i cili ka dhënë rezultate ne praktik\", tha Gjinovci.

Kryeshefi Gjinovci i njoftoi mbi rezultatet në treren përmes politikave për luftimin e sëmundjeve infektive të kafshëve, politika këto që bazohen në sistemin e të dhënave të regjistrimit të kafshëve.

\"Ju do të shihni në terren në praktikat tona private veterinare të kontraktuara sesi funksionon sistemi. Sa kemi bërë ne që të kemi kafshë me të shëndosha dhe produkte me të sigurta për qytetaret tanë. Me angazhim dhe përkushtim kemi fituar edhe besimin që edhe organizata tjera të na mbështesin në punën tonë e cila mund të jetë shembull i mirë për ju\", tha ai.  
 
Kjo vizitë ishte është një mundësi për të shkëmbyer informacione dhe përvojat e dy vendeve, Kosovës dhe Qipros Veriore. Në veçanti, të dy vendet kanë qenë shumë të suksesshme në vitet e fundit në përmirësimin gradual të sistemeve të kontrollit të ushqimit dhe shëndetit të kafshëve. Besueshmëri tek konsumatorët është rritur, fermerët janë me të kënaqur me shërbimet të cilat ofrohen për shëndetin e kafshëve të tyre, ku edhe është nxitur rritja kapaciteteve të blegtorisë dhe në përgjithësi prodhimeve me origjinë shtazore. Në të dy vendet sektori i qumështit vlerësohet i rëndësisë së madhe për ekonominë.

Pas takimeve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, delegacioni i Qipros Veriore do të vizitojë nesër dy praktika private veterinare dhe një fermë të qumështit që përfshin gjithashtu një fabrikë të prodhimit të djathit. Me ketë rast drejtori i shërbimeve veterinare të Qipros Veriore ka bërë ftesë zyrtare kryeshefit  Gjinovci për të vizituar autoritetin e Qipros Veriore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)