18 Janar 2021

Qeveria qëndron prapa vendimit të për t'i subvencionuar produktet e qumështit

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takim informues me përfaqësues të Shoqatës të Industrisë së Qumështit të Kosovës, të përfaqësuar nga kryetari Gani Durmishaj dhe anëtari i Kryesisë Lulëzim Aliu.

Në këtë takim u diskutua çështja e stoqeve të produkteve të qumështit.

Ministri Mustafa sërish njoftoi se Qeveria qëndron prapa vendimit të për t'i subvencionuar stoqet e produkteve të qumështit që janë me prejardhje të yndyrës shtazore në masë prej 25% të vlerës.

“Duke pas parasysh se vendimet për themelimin e komisionit për verifikimin e stoqeve janë marrë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ne si MBPZhR do të angazhohemi maksimalisht në avokimin e kërkesave të sektorit të qumështit, brenda mundësive ligjore dhe financiare”, tha mes tjerash ministri Mustafa.

Tutje, ministri Mustafa tha se pagesa e subvencioneve sivjet do të realizohet dy herë, për të përballuar sa më lehtë mungesën e shitjes së produkteve bujqësore sivjet, si rezultat i pandemisë Covid-19.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020 - Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)