24 Prill 2024

Qeveria ka injoruar çështjet e mjedisit dhe bujqësisë

Prishtinë, 10 korrik - Lidhja Demokratike e Dardanise ka vlerësuar se qeveria aktuale ka injoruar në tërësi yshtjet e mjedisi dhe bujqësisë.

Nënkryetari i LDD, Naser Rugova ka në konferencën e përbashkët  për media me anëtarin e Kryesisë Sokol Haliti ka vlerësuar se Qeveria aktuale fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor e ka injoruar fare, si në aspektin e mbështetjes financiare ashtu edhe mungesës së vizionit për të bërë zgjidhje në këta sektorë me rëndësi vitale për vendin.

“Gjendja në sektorin e mbrojtjes së mjedisit në Kosovë, sektorit të mbrojtjes së natyrës, të ujërave,trajtimit të ujërave të zeza dhe industriale,sektori i menaxhimit të mbeturinave është alarmante,dhe këtë e dinë mirë qytetarët e vendit. Mungesë e plotë evizionit, dijes, planifikimit dhe hartimit të strategjive për këta sektor të rëndësishëm që kanë ndikim të drejtpërdrejt në mbrojtjen e shëndetit të popullatës

Pasi që parashtroi pyetjen se pse kjo qeveri nuk merr hapa për pengimin e punës së gurëthyesve ilegal që po e shkatërrojnë natyrën dhe sistemet ekologjike të vendit? Pse nuk pengohen eksploatuesit e paligjshëm të rërës dhe zhavorrit që po i dëmtojnë rëndë brigjet e lumenjëve dhe tokën bujqësore, nënkryetari Rugova vlerësoi se shihet haptas se këta keqbërës janë direkt të lidhur me zyrtarët qeveritar!

“ Gjithashtu vazhdon trendi i ndërtimeve të egra dhe pa plan në zonat e mbrojtura dhe që kanë rëndësi për zhvillimin e turizmit dhe rekreacionit. Këta ndërtues të pandërgjegjshëm janë zyrtarë komunal, qeveritarë dhe pushtetarë të lartë që pa mëshirë po shkatërrojnë natyrën dhe mjedisin si në Prevallë, Brezovicë, Rugovë, Shalë të Bajgorës etj. ku janë në pushtet partnerët e koalicionit aktual qeverisës”.

Me aksent të veçantë sot LDD ngre një shqetësim dhe alarmon qeverinë dhe institucionet kompetente për një rrezik serioz për shëndetin e popullatës dhe mjedisin.

“ Sot ne Kosovë mendohet që janë mbi 100 ton barna me afat tё skaduar qё paraqesin figurativisht njё bombё atomike brenda vendit tonë. Edhe pse nuk ekziston ndonjë e dhёne  e saktё nё lidhje me sasinё e barnave pa afat, ato janё tё vendosura nё dy hapësira tё ndara nё depon e Mazgitit nё njё sipёrfaqe me vёllim tё pёrgjithshёm  prej 2075m2 (e cila ёshtё e mbushur përplot dhe më nuk ka vend për sasi tё tjera tё shumta tё barnave pa afat).

Në asgjësimin e barërave janë të involvuara katër ministri.

“Atëherë çfarë bëjnë këto ministri dhe Qeveria? Kush duhet të bëjë zgjidhje për këtë problem serioz që mund të ketë pasoja të paparashikueshme për shëndetin e popullatës dhe mjedisin. Kjo është më tepër se papërgjegjësi,dështim dhe falimentim i kësaj qeverie”, ka vlerësuar nënkryetari Rugova.

Anëtari i Kryesisë së LDD, Sokol Haliti ka thënë se LDD-ja vlerëson se gjendja në sektorin e bujqësisë dhe veprimtarive të tjera që përfshinë kjo fushë e rëndësishme e ekonomisë është shumë e rëndë dhe në gjendje kolapsi.

Në vitin e tretë të pavarësisë kjo Qeveri dhe partnerët e koalicionit edhe pse e dinë mirë se bazë e zhvillimit ekonomik dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit është zhvillimi i bujqësisë dhe agrobiznesit, vazhdojnë prapë ta lënë këtë sektor në mëshirën e fatit,pa përkrahje,pa prioritete dhe pa koncept të qartë për dalje nga kjo agoni që e ka përfshi këtë sektor nga më të rëndësishmit për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Gjendja tejet e rëndë e prodhuesve vendor nga ky sektor tregon për papërgjegjësinë,mungesën e vizionit dhe paaftësinë e kësaj qeverie që të të ju krijojnë ambient normal këtyre prodhuesve që të prodhojnë dhe zhvillojnë bizneset e tyre.

“Kur dëgjojmë deklarimet dhe premtimet pompoze të qeverisë dhe ministrit të bujqësisë se do bëjmë këtë dhe atë,se do bëjmë kaq investime në këtë sektor,krijohet përshtypja se kanë buxhet qindra miliona euro”

Haliti ka vlerësuar se e vërteta është ndryshe nga deklarimet e qeveritarëve.

“ Komisioni Evropian ka ndarë grande për këtë sektor 5 milion euro,dhe ne u  jemi mirënjohës,por këto janë para të taksapaguesve evropian që ju dedikohen kosovarëve dhe nuk është meritë e kësaj qeverie,shumë kjo që prek një sektor të vogël dhe as për së afërmi nuk përmbushë nevojat e kësaj fushe siç po trumbetojnë qeveritarët.

Për LDD-në është e pakuptueshme që përkundër gjendjes së rëndë të këtij sektori, në rishikimin e buxhetit i merren 1 milion euro ministrisë së bujqësisë,kjo tregon më së miri se sa i kushton rëndësi kjo qeveri  bujqësisë dhe prodhuesve vendorë”.
 
Haliti ka vlerësuar se paradokset e kësaj qeverie ndaj këtij sektori janë të shumta,por shembull eklatant është bartja e kompetencave të AVUK-së nga Ministria e Bujqësisë në përgjegjësi të zyrës së Kryeministrit,që është rast unikat,arsyet dihen pse është bërë kjo,për monopole dhe përfitime të klaneve që janë në pushtet. Ky paradoks ndodhë vetëm në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)