25 Shkurt 2020

Qeni Bred suprizon fëmijet e institucioneve parashkollore

Gjilan, 4 prill - Në Komunën e Gjilanit, në kuadër të sigurisë në bashkësi me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ICITAP-it, Policisë në Bashkësi dhe Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, janë vizituar dy çerdhet e Gjilanit, “Ardhmëria II” dhe ajo në lagjen "Dardania”, me protagonistin qenin Brad i cili ka cilësi terapeutike dhe zbuluese te fëmijët në moshën e hershme të tyre nga stresi dhe traumat.

Përfaqësuesit e të gjitha institucioneve në këto aktivitete janë ndar të kënaqur, e posaçërisht fëmijët për të cilët vizita nëpër klasat e tyre nga një qen ishte një surprizë dhe interesim i veçantë.

Ky projekt ka bërë që fëmijët të kenë edhe rolin e policit në trafik, ku kanë ndaluar disa vetura në qarkullim dhe njëkohësisht kanë bërë që të njoftohen për rregullat e policisë dhe komunikimin e mirë me qytetarët në trafik.

Në kuadër të sigurisë në bashkësi, Komuna e Gjilanit me mekanizmat e saj, duke falënderuar edhe Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet në nivelin lokal, falë edhe angazhimit maksimal që ka dhënë ICITAP-i dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, po punon në mënyrë permanente për promovimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime etnike fetare apo edhe dallime në moshë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shkurt 2020

- Qytetarët e komunës së Rahovecit do të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kati i parë i objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut, ora 9:00)

- Konstituohet Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit N 302, ora 10:00)

- Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale organizojnë mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prof.dr. Safet Beqiri. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësis, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Në një pritje e cila do të organizohet në rezidencën e Francës, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta Dobroshi me urdhërin "Kalorëse e Arteve dhe Letrave". (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

- Më rastin e 22 vjetorit të Betejës së Parë në Likoshan - Qirez, mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës të studentëve të Fakultetit të Arteve, kushtuar heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi. (Muzeu Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)

- Edona Reshitaj do të prezantojë koncert - recitalin “Zonjat e Kanges”. (Teatri Kombetar i Kosoves, ora 20:00)