21 Gusht 2017

Qarkullimi me kombaja në autostradë është i ndaluar me ligj

Prishtinë, 15 korrik - Policia e Kosovës bën të ditur se qarkullimi me kombaja në autostradë është i ndaluar me ligj.

"Duke iu referuar sezonit veror dhe tani posaçërisht kur kemi në proces korrje-shirjet nëpër gjithë vendin kemi edhe lëvizje më të shpeshta të automjeteve duke përfshirë edhe qarkullimin e mjeteve për korrje-shirje (kombaja)", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës thotë se gjatë realizimit të detyrave në disa raste gjatë natës dhe ditën ka identifikuar që mjetet për korrje-shirje  kombaja) kanë qarkulluar nëpër autostradat e vendit, veprim ky që perveç që është i ndaluar rrezikon edhe jetët e pjesmarrësve tjerë në autostradë duke pasur parasyshë edhe shpejtësinë e madhe të zhvilluar nëpër këto rrugë.

"Policia apelon tek të gjithë që t’u shmangen veprimeve të tilla të qarkullimit nëpër autostradë me mjete për korrje-shirje (kombaja) sepse kjo rrezikon sigurinë në trafik, megjithëse masa ligjore ndëshkuese janë duke u ndërmarrë në vazhdimësi", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po përpiqet në vazhdimësi që përveq masave ndëshkuese bazuar në ligj, të njoftojë-senzibilizojë qytetarët apo pjesëmarrësit në trafik për vigjilencë të shtuar dhe respektim të rregullave të trafikut me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe në veqanti evitimin e humbjes së jetëve njerëzore nga pakujdesia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2017 - HardhFest, festivalit i vetëm i Vjeljes së Rrushit, Verës dhe Rakisë në Kosovë, organizon konferencë për media për të njoftuar lidhur me festivalin. (Bonzai, prapa Pallatit të Rinisë, ish - Duplex, ora 12:00)

- Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor - Autostrada Biennale hap ekspozitën për publikun në tëgjitha hapësirat e në Prizren, përfshirë hapësirat në qendër të qytetit, shtëpitë e vjetra, stacionin e autobusëve dhe hapësirave përreth, përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. (Prizren, ora ora 12:00)