20 Prill 2024

Pylltari i arrestuar, nuk është zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës

Prishtinë, 24 janar - Agjencia Pyjore e Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sqaron opinionin publik se shkrimi me titull “Arrestohet një pylltar në Ferizaj për shkak të marrjes së ryshfetit”, përmban të pavërteta, pasi që pylltari i arrestuar M.K., nuk është zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës, siç thuhet në brendësi të shkrimit, por është zyrtar i Autoriteti Pyjor Komunal të Ferizajt.

\"Po ashtu dëshirojmë të sqarojmë se ndaj personit në fjalë, Drejtorati Qendror i Inspekcionit  për Pylltari dhe Gjueti, i cili është në varësi të AKP-së ka qenë edhe iniciuesi i padive dhe kërkesave për hetimin e veprimeve të këtij zyrtari dhe falë këtij bashkëpunimi në mes institucioneve ka ardhur deri të ky arrestim\", sqaron MBPZHR.

Agjencia Pyjore e Kosovës, kërkon nga të gjitha mediumet që kanë publikuar këtë shkrim, që t’i ofrohet hapësirë për të plasuar sqarimin për këtë çështje të raportuar gjatë këtyre ditëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)