19 Prill 2024

Promovohen bizneset nga veriu i Kosovës dhe OEK

Prishtinë, 30 mars - Sot në Odën Ekonomike të Kosovës mbahet takimi i përfaqësuesve të bizneseve nga veriu i Kosovës me kryetarin e OEK-ut, Safet Gërxhaliu dhe zv. ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, Rodolub Mladenoviq.

Në takim do të promovohet projekti i bashkëpunimit e bizneseve nga veriu i Kosovës dhe Odes ekonomike të Kosovës, informata mbi mundësitë e subvencionimit dhe përkrahjes së bujqve nga veriu i Kosovës dhe roli i Odës Ekonomike të Kosovës në lidhjen e afaristeve nga veriu i Kosovës dhe institucioneve qendrore të Kosovës.

Në takim gjithashtu do të behët fjalë edhe lidhur me problemet më të shpeshta të biznesit në Veri dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)