29 Mars 2024

Programi për bujqësi i Qeverisë së Kosovës, i bazuar në politika dhe strategji

Prishtinë, 29 tetor - Programi i Qeverisë së Kosovës për bujqësinë, pylltarinë dhe zhvillimin rural është orientuar në politika të duhura zhvillimore, të cilat janë të adresuara qartë në plane dhe strategji adekuate.

Kjo është bërë e ditur sot në konferencën e përbashkët të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Faton Peci dhe Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, të cilët krahas prezantimit të politikave zhvillimore të këtij sektori, kanë treguar se edhe përkundër gjendjes në të cilën e kanë gjetur këtë dikaster me marrjen e këtij mandati, kanë arritur që ta avancojnë këtë sektor duke eleminuar obligimet financiare ndaj fermerëve, duke mundësuar shpalljen e Programit për Pagesa Direkte 2021 në vlerë prej 21 milionë euro e duke e bërë këtë vit kalendarik si vitin me përkrahjen më të madhe ndër vite me mbi 50 milionë euro në kategorinë e subvencioneve.

Kryeministri Albin Kurti, ka treguar se në MBPZhR paralelisht janë duke e vënë në funksion zbatimin e rendit dhe ligjit bashkë me vendosjen e rregullave dhe kritereve për mbështetjen e sektorit të bujqësisë.

“Sektori i bujqësisë është i një rëndësie të veçantë për Qeverinë sepse përveç që prodhon e krijon ushqim, krijon edhe vende pune. Vizioni ynë është për një bujqësi kualitative, me programin tonë qeverisës po angazhohemi për nxitje të investimeve të reja. Ju kemi përgjigjur kërkesës së prodhuesve që shteti t’i ndihmojë duke subvencionuar gjysmën e kamatës. Zgjerimi i prodhimtarisë dhe zhvillimi i bujqësisë zhvillohen më mirë me përkrahjen e fermerëve meritor. Pas 8 viteve pa strategji, Qeveria ka hartuar draftin e parë të Strategjisë për Zhvillimin e Bujqësisë 2021-2027 si dhe ka finalizuar Strategjinë për Pylltarinë 2021-2031. Çdo avancim i politikave duhet të ketë evidencë të fortë dhe transparencë për të gjithë. Ne kemi sjellë ligjshmëri dhe i kemi zbatuar në përpikëri Rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Në anën tjetër, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë kësaj konference ka potencuar se zhvillimi dhe implementimi i politikave të favorshme bujqësore janë prioritet i tij si udhëheqës i këtij dikasteri të rëndësishëm për zhvillim ekonomik të vendit. Ai ka prezantuar edhe gjendjen në të cilën e ka gjetur këtë dikaster.  “Kam arritur që për një periudhë të shkurtër të adresoj edhe të gjeturat e Auditorit për Ministrinë, si dhe të shumë problemeve tjera që kam gjetur në këtë dikaster. Me vendosjen e ligjshmërisë brenda institucionit, rritjes së nivelit të qeverisjes, uljes së keqpërdorimeve, eleminimin e obligimeve karshi fermerëve dhe krijimit të një imazhi të ri e pozitiv për Ministrinë, kam mundësuar përpos që ky vit të jetë viti me përkrahjen më të madhe financiare, gjithashtu edhe të rrisim buxhetin për 11 milionë euro për vitin 2022”, ka thënë Ministri Peci.

Ky sipas Ministrit Peci është vetëm fillimi i vizionit të tyre për zhvillimin e bujqësisë, duke theksuarës  përmes veprimeve të ndërmarra ka mundësuar që për vitin 2022 buxheti për kategorinë e granteve dhe subvencione do të arrijë shifrën prej 60 milionë euro, ndërsa shpalljet e programeve përkatëse do të shpallen gjithmonë në fillim-vit.


 


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)