25 Nëntor 2020

Prodhimi i verërave, një aktivitet në rritje në shtetin e Virxhinias

Washington, 6 shkurt - Kriza ekonomike i ka bërë shumë amerikanë që të ulin shpenzimet vitet e fundit. Një nga artikujt ku amerikanët nuk kanë kursyer në këtë  periudhë është vera.

 

Megjithëse shifrat nuk janë mbledhur ende për vitin 2010, Grupi për Informacionin për Pijet llogarit se konsumi i verës në Shtetet e Bashkuara u rrit për të 17-in vit me radhë.

Amerikanët po blejnë gjithashtu më shumë verëra të vendit sesa të importuara dhe jo të gjitha vijnë nga vreshtat e famshme të Kalifornisë në brigjet perëndimore.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Susan Logue vizitoi një rajon që shpreson të bëhet Lugina e Napës në Lindje, në afërsi të washingtonit.

Vitin e kaluar, rreth 12 mijë vetë vizituan punishten e verës Hillsboro në Përsëvill të Virxhinias, rreth 80 kilometra larg Uashingtonit për të provuar verërat e saj. Megjithëse ka qenë krizë, biznesi ka ecur mirë, sipas pronarit Bora Baki.

“Ne kemi një thënie në turqisht që përkthehet pak a shumë kështu: kur ke dhimbje pi, kur je i lumtur pi. Kështu që megjithëse ekonomia ishte e dobët, njerëzit e gjejnë mënyrën që të gëzojnë të paktën me një gotë verë”.

Baki nuk kishte ndër mend që të menaxhonte punishte vere kur erdhi  në Shtetet e Bashkuara nga Turqia në vitin 1979. Ai ishte gati të hiqte dorë nga biznesi i importit, kur i biri Karem e bindi që të merrej me prodhimin e verës, para 10 vjetësh.

“Unë isha gati të diplomohesha dhe të dy po përpiqeshim të gjenim se çfarë të bënim”.

Karem mori më pas një diplomë universitare për prodhimin e verës. Ai jo vetëm që bën verë për biznesin e familjes por edhe për vreshta të tjera në Virxhinia.

“Me rajonet e ndryshme në Virxhinia, kushtet janë thuajse të përkryera. Sigurisht që ne kemi problemet dhe vështirësitë tona, por përsa i takon potencialit për një rajon ku rritet rrushi, gjërat shkojnë shumë mirë”.

Kur Hillsborough u hap në vitin 2003, ishte punishtja e 96 e verës në Virxhinia. Sot ky numër ka arritur në 190.

An Haidig është Presidente e Shoqatës së Punishteve të Verës në Virxhinia. Ajo hapi punishten e verës Lake Anna në vitin 1990 kur Virxhinia kishte vetëm pak më shumë se 10 të tilla.

“Mendoj se cilësia e verërave të Virxhinias ka tërhequr disa investitorë të mëdhenj që të vijnë e të fillojnë të rrisin vreshta dhe të prodhojnë verë këtu. Edhe nga Kalifornia kemi disa vetë që kanë ardhur dhe  kanë hapur punishte. Mendoj se ata e shohin si shans sepse është një industri e re dhe po rritet dhe është gjithashtu një industri me fitime për bujqësinë në këtë shtet”.

Megjithëse disa punishte në Virxhinia prodhojnë deri në 40 mijë arka vere në vit, shumica e tyre janë të vogla. Mesatarja për to është 2 mijë e 500 deri në 5 mijë arka, 60 për qind e të cilave shiten tek punishtja.

Turizmi është ai që i jep shtysë industrisë së verës këtu, thotë Pandit Patil i cili së bashku me gruan e tij Sudha hapi punishten Narmada në Ajmësvill në nëntor 2009.

“Dua që pas pesë vjetësh të gjithë ta shohin këtë zonë si destinacion dhe për këtë po punojmë”.

Si shumë punishte në Virxhinia, Narmada është e rrethuar nga panorama të mrekullueshme.

Dhe të shtunave dhe të dielave ka muzikë. Po ashtu ofron edhe diçka që punishte e tjera nuk e kanë.

“Ne kemi një gjë të veçantë sepse vijmë nga origjinë indiane. Disa nga verërat tona mund të kombinohen me ushqimet indiane që shërbejmë këtu”.

Sudha filloi të prodhojë verë që që nga viti 2008. Ajo ka marrë disa medalje në konkurse. Këto vlerësime mund të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për Narmadën nëse industria e naftës në Virxhinia vazhdon të zgjerohet.

Por Anetë Boid e Zyrës së Marketingut në Bordin e prodhimit të  Verës në Virxhinia thotë se tregu nuk është i ngopur.

“Kjo s’mund të vazhdojë pa fund por tani për tani ndërsa prirja është drejt rritjes së konsumit, interesi për verërat lokale dhe mundësitë e tjera të prodhimit po rritet. Mendoj se kemi shumë punë para se të arrijmë në atë pikë”.

Tani për tani prodhuesit e verës si Karem Baki dhe Sudha Patil do të përqendrohen tek prodhimi i verërave më të mira që mund të prodhojnë vreshtat e tyre.

/voa/

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2020 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit njofton me ftesën e Gjykatës Kushtetuese adresuar Kryetarit të Komisionit për Legjislacion, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Hapet edicioni i pestë të Panairit Nacional të Punës dhe të Karrierës, i cili për herë të parë do të organizohet online. (Përmes platformës virtuale: virtual.kosovafair.com, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e 25 Nëntorit - Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportet vjetore financiar të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, Zyrës Rregullative për Energji dhe Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim, nën përkujdesje të Ambasadorit Austriak, Christoph Weidinger dhe Ministrit Ramë Likaj, do të bëjë lansimin zyrtar të Projektit “Heras Plus”. (https://zoom.us/j/91960516678?pwd=cFRXZXVodTR1Q1ZnQVNIaWtwWTd2QT09, - Meeting ID: 919 6051 6678 dhe Passcode: 167271, ora 10:00)

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Si dështuan institucionet në trajtimin e rasteve të mosdeklarimit dhe deklarimit të rrejshëm të pasurisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mbanë konferencë për shtyp, me qëllim të informimit për keqpërdorimin e punëtorëve në sektorin privat nga pronarët e kompanive dhe vet shteti. (Zyret e kësaj sindikate në objektin Ish Gërmia, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit organizon debat publik me temën “Gjendja e përgjithshme e komuniteteve jo shumicë në Komunën e Prizrenit dhe bashkëpunimi”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 11:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizon diskutimin “Reforma për Racionalizimin e Agjencive: Faza e Dytë”. (https://us02web.zoom.us/j/89564823471?pwd=VmcwY2J5TVpWZWhZUGl2SVIrTFJ5QT09 - Meeting ID: 895 6482 3471 dhe Passcode: 192988, ora 11:00)

- Shënohet 76 vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe në hapësirat e Bibliotekës do të hapen dy ekspozita për nder dhe kujtim të profesor Anton Çettës, ku do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj pret në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Anton Çetta : 100-Vjetori i lindjes” me libra dhe artikuj të/për Anton Çettën në koleksionet e BKK-së si dhe ekspozita e fotografisë: “Anton Çetta: 30-Vjetori i pajtimit të gjaqeve” ku do të paraqiten fotografi të publikuara për herë të parë. ((Biblioteka Kombëtare, ora 12:40)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë plotëson listën e dëshmitarëve dhe diskuton planin e punës për periudhën e mbetur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon konferencë për media në të cilën do të publikohet analiza për rastin e Suzana Zogëjani Sekiraqa, e cila është shpallur fajtore për vrasje të rëndë të bashkëshortit të saj dhe është dënuar me 25 vjet burgim. (Zyret e organizatës QIKA, në rrugën Hajdar Dushi, C2, Hy2/6, Prishtinë, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e drejtorit te prokurimit në SHSKUK-së, Selami Krasniqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga përfaqesues të Aleancës Kosovare e Bizneseve  viziton fabrikën Silcapor në Kaçanik ku do të përcjell eksportin e një kontigjenti të prodhimeve vendore në katër shtete regjionale e që kjo është edhe promovim i prodhimeve Made in Kosova në Ballkanin Perendimor. (Fabrika Silcapor, Kaçanik, ora 14:30)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30)