15 Tetor 2019

Prodhimet bimore kanë shënuar rënie për 3.8 për qind

Prishtinë, 18 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Llogaritë Ekonomike në Bujqësi”, për vitin 2018.

Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në fermë, në terma monetarë. Vlerat janë prezantuar me çmimet e prodhimit, çmimet aktuale dhe konstante.

Në vitin 2018, prodhimet bimore kanë shënuar rënie për 3.8%, krahasuar me vitin 2017.

Rënia në vlerën e prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rënien e prodhimit të perimeve dhe prodhimeve të kopshtit, si dhe të patateve.

Kurse, prodhimet blegtorale po ashtu kanë shënuar rënie për (-0.9%) në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017. Rënia mund të shpjegohet me rënien e vlerës së produkteve blegtorale.

Ndërkaq, gjithsej prodhimet bimore dhe blegtorale kanë shënuar rënie për (-2.6%) në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017.

Konsumi i ndërmjetëm është vlerësuar gjithsej rreth 302.0 milionë Euro në vitin 2018, që paraqet një rritje prej 10.6%, në krahasim me vitin 2017.

Llogaritë Ekonomike në Bujqësi 2018 janë hartuar sipas metodologjisë së përcaktuar nga Eurostati: Udhëzuesi i Llogarive Ekonomike për Bujqësi dhe Pylltari EAA/EAF 97 (Rev.1.1) dhe Rregullorja e Komisionit (KE) Nr. 306/2005.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)