01 Dhjetor 2020

Priten rendimente të mira të të korrurave në Bullgari

 Sofje, 9 gusht - Në fillim të verës prodhuesit bullgarë të drithërave kishin shpresë për rendimente jashtëzakonisht të mira të grurit. Mirëpo, moti i ngatërroi planet e bujqve. Kur fillonte korrja në shumë rajone të vendit u derdhën shira të mëdha – sidomos në Dobruxhë, një nga rajonet më të pasura të Bullgarisë.

Për këtë shkak në shumë vise të vendit të shirat u vonuan. Makinat nuk arritën të hyjnë në fushat, që të mbledhin kallinjtë e korrura dhe gruri filloi të mbillet. Në fillim të korrikut mendohej, se Bullgaria nuk do të prodhojë mjaftë grurë për popullsinë dhe kafshët. Mirëpo, doli që frikët ishin të kota. Që para fundit të muajit korrik rezerva e drithërave u sigurua. Lidhur me këtë ministri i bujqësisë dhe i ushqimeve Mirosllav Najdenov tha:

“Deri në fund të korrikut arritëm të mbledhin pothuajse 60 për qind nga rendimentet e grurit, gjë që është më se 2 milion tona. Kishte shumë spekulime për sa i përket bilancit të drithërave të vendit. Për sigurimin e tij janë të domosdoshëm 1.6 deri në 1.8 milion tona drithë. Kështu që mund të themi, se bilancin e kemi siguruar.”

Shqetësimet, se rendimentet do të jenë me cilësi të keqësuara dhe humbjet e prodhuesve do të jenë të mëdha, ishin të kota. Për këtë ministër Najdenov shpjegoi: “Kishte probleme me cilësinë e drithërave. Si rezultat i shirave cilësia e grurit është pak më e ulët, se sa ishte vitin e kaluar. Dhe megjithëqë rendimentet e grurit do të jenë me 10 për qind më pak, lagështia e dheut do të shtojë prodhimin e lulediellit dhe misrit. Është mirë, që rendimentet e të gjitha të lashtave do të jenë të larta. Edhe më e mirë është, se bilanci midis sasisë dhe cilësisë së të korrave është shumë i mirë. Në Rusi dhe në disa vende të BE-së, rendimentet e të lashtave nuk janë të mira, gjë që u japë përparësi bujqve tanë.”

Kohët e fundit “The Wall Street Journal” njoftoi, se çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare rritet me ritme të papara brenda 50 viteve të fundit. Që nga fillimi i qershorit deri tashti çmimet e grurit u rritën me më se 60 për qind. Mirëpo, akoma nuk janë arritur rekordet absolute për disa vitet e fundit.

Në pritje të rritjes së çmimit, drithëshitësit presin dhe nuk lidhin kontrata. Në mesin e korrikut parashikimet e Asociacionit të Prodhuesve të Drithërave ishin për një eksport nga më se 1 milion tona nga rendimentet e reja. Ministri i bujqësisë dhe i ushqimeve Mirosllav Najdenov pret 1 miliard leva të ardhura në bujqësinë bullgare nga eksporti i drithërave gjatë këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2020 - Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtorit të AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë. (online -https://tourneebalkanskosovo.com, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 5-të virtual i Green Business Expo. (Businessexpo.greenkosovo.com, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” me të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media në të cilën do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut, punën e dobët artistike dhe lokacionin jo adekuat. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, ora 13:00)

- Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. (Hotel Sirius, ora 17:00)