19 Prill 2024

Prezentohet hulumtimi i tregut dhe konkurrenca e sektorit të mjedrës

Prishtinë, 14 shtator - Të gjeturat nga studimij i tregut dhe konkurrencës janë prezantuar sot në Prishtinë nga znj. Ivana Dulic Markovic, eksperte e hulumtimit për zhvillimet bujqësore dhe konkurrencën. Krahasimi i tregut global, regjional dhe lokal si dhe zhvillimet e tyre janë prezantuar. Ky evenimet është organizuar nga shoqata e prodhuesve të mjedrës “Mjedra e Kosovës” të mbështetur nga Caritas’I Zviceran.

Prezantimi është mbajtur në Prishtinë në hotel Royal pranë 80 pjesëmarrësve, duke përfshirë përfaqësuesit e ministrisë së bujqësisë, akterët kryesor, agjencinë e ushqimit dhe veterinarisë, fermerët dhe kompanitë e grumbullimit dhe përpunimit.

Z. Daniel Bronkal, drejtori regjional për Ballkanin perendimor nga Caritasi Zviceran theksoi se “Caritasi Zviceran është duke mbështetur rritjen e sektorit të mjedrës nga viti 2012 dhe se jemi të përkushtuar që të vazhdojmë mbështetjen e fermerëve në këto kohëra të vështira. Kosova ka një potencial të madh për avancimin e pozicionit të saj si shtet prodhues duke u përqëndruar në zhvillimin e skemave prodhuese konvencionale dhe organike të mjedrës.”

Rezultatet e para të hulumitimit të tregut janë prezantuar sot. Këto rezultate do të mundësojnë që të kuptojmë dhe të analizojmë më mirë se si të përgjigjemi ndaj kërkesave të vazhdueshme të tregut për prodhime cilësore. Kjo do të mundësojë përgaditjen më të mirë të fermerëve dhe organizatave të tyre ndaj sfidave aktuale dhe të ardhme të tregjeve globale. 

Gjatë muajit të ardhshëm, Mjedra e Kosovës do të publikojë rezultatet finale të këtij studimi të tregut. Si rrjedhojë, organizatat anëtare të Mjedrës së Kosovës do të kenë informacione të detajizuara të këtij studimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)