19 Mars 2024

Prezantohet pojekti "Mbështetja e shfrytëzimit të tokave”

Prishtinë, 26 maj - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë prezantojn fillimin e projektit “Mbështetje e mëtutjeshme e shfrytëzimit të tokave” .

Projekti i BE-së FSLU synon të kontribuojë në rritjen e qëndrueshme të prodhimtarisë së tokave dhe shfrytëzimit optimal nëpërmjet asistencës së reformës së tokave dhe planifikimit të qëndrueshëm hapësinor të tokave rurale. Gjatë nismës së projektit palët relevante me interes, komuniteti ndërkombëtar i donatorëve dhe publiku do të njoftohen me objektivat e projektit dhe rezultatet e planifikuara.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Agjencia Kosovare e Pronave së bashku me 7 komunat e përzgjedhura do të jenë palët e drejtpërdrejta përfituese. Projekti do të implementohet nga konsorciumi i përbërë nga GFA Consulting Group GmbH (udhëheqës) dhe BVVG e Gjermanisë, dhe DLG e Holandës. Projekti do të zgjas 24 muaj dhe do të përfundojë në shkurt të vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)