28 Mars 2024

Popullsia e botës rritet, rendimenti i grurit nuk ndryshon

SHBA, 28 gusht - Popullsia në botë vazhdon të rritet, ndërsa rendimenti i grurit për hektar, vitet e fundit nuk ka ndryshuar.

Sipas një studimi të fundit, kjo ka ndodhur pasi fermerët dhe shkencëtarët kanë arritur të nxjerrin potencialin maksimal të prodhimit nga bima e grurit.

Autorët e këtij studimi thonë se që të arrihet një prodhim më i lartë për hektarë nga bima e tretë më e përdorshme e drithit në botë, do të duhet një zbulim shkencor i pa arritur më parë në këtë fushë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës.

Studiuesit, po  shikojnë shifrat e të vjelave të grurit të prodhuara nga kompani të ndryshme, apo shifra të mbledhuara nga universitetet Amerikane që nga vitet 1959.

Bob Grejbosh, është një shkenëtar që studion gjenetikën e grurit, i cili punon me Departamentin e Bujqësisë në Shteteve të Bashkuara dhe është autori kryesor i një studimi të ri i publikuar  në revistën Crop Science “Shkenca e të mbjellave. Ai thotë se fermerët kanë arritur shumë përparim gjatë kësaj kohe.

\"Në hitorinë tonë 50 vjeçare, fermerët, praktikisht e kanë dyfishuar potencialin gjenetik të prodhimtarisë së bimës të grurit”.

Ky është lajmi i mirë, por ka edhe një të keqe.

\"Duhet të ketë një limit se sa mund të prodhojë bima, dhe më duket se jemi shumë afër këtij limiti.”

Zoti Grejbosh thotë se fermerët e kanë arritur maksimumin e prodhimit gjatë fillimit dhe mesit të viteve 90. E më pas prodhimi pak a shumë nuk ka ndryshuar. Ai thotë se hapat më të mëdha në fushën e ndryshimt gjenetik të bimës së grurit u bënë në vitet 60, dhe për të ecur paralel me rritjen e popullsisë, është e nevojshme për një hap tjetër gjigant në këtë fushë.

Shumë shkencëtarë janë dakort mbi faktin se prodhimi i grurit nuk po rritet me shpejtësinë e duhur për të përballuar rritjen e popullsisë, por ama nuk janë dakort nëse fermerët kanë arritur të marrin maksimumin e prodhimit që mund të nxirret nga bima e mbjellë apo jo.

Disa institute vazhdojnë të zhvillojnë eksperimente për të përmisuar potencialin gjenetik të prodhimit.  Sipas Brett Karver, nga Universiteti i Oklahomës, arsyeja kryesore që nuk është rritur prodhimi ështe se fermerëve u është dashur të përqëndrohen në zhvillimin e rezistencës nga sëmundjet që prekin bimën.

\"Ne tani shpenzojmë shumë më tepër kohë duke u marrë me këto faktorë që pakësojnë të vjelat, dhe si rezultat ne nuk jemi më në sulm por në mbrojtje.”

Hans Joakim Braun drejton programin global të grurit në Qendrën Ndërkombëtare të Përmirësimit të misrit dhe grurit, me bazë në Meksikë. Ai thotë se prodhimi në tërësi në botë nuk është rritur më, por ka më shumë lidhje me praktikat e fermerëve se sa me gjenetikën e bimës. Braun thotë se shkencëtarët duhet të shtojnë përpjekjet pasi kërkesa për grurë do të rritet me 50 deri në 70 % ne mes të këtij shkeulli.

\"Kjo do të jetë një sfidë e vërtetë pasi ka shumë lidhje me ndryshimet klimatike dhe rritjen e temperaturës. Dhe nese rritet temperatura sipas parashikimeve, atëherë prodhimi do të bjerë me 20-25%.

Pra, edhe nëse do të ketë një potencial gjenetik për t’u arritur në bimën e grurit, zoti Braun thotë se që të arrijmë të ushqejmë më shumë njerëz, ndërkohë që duhet të luftojmë dhe ngrohjen globale, do të thotë që gjatë dekadave në vazhdim, do të na duhet të përballemi me vështirësi të mëdha në fushën kërkimore të drithrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)