26 Shkurt 2021

Policia dhe Inspektorati kontrollojnë dëmtimin e pyjeve

Prizren, 12 maj - Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren ka njoftuar se stacioni policor në Suharekë, pas pranimit të informacioneve për dëmtimet në pyjet e mbrojtura të Parkut Nacional “Sharri”, dhe në zonat malore që mbulon Drejtoria e Pylltarisë në Suharekë sidomos në fshatin Vraniq, është realizuar një plan operativ së bashku me Inspektorët e Pylltarisë dhe janë kryer kontrolle në katër lokacione në këtë fshat.

Lokacion i parë, ku i dyshimti ishte qytetari A.B janë sekuestruar: 4 metër kub dru për djegie, 1 traktor të modelit “Rakovica” me të cilin dyshohet se është kryer transporti në mënyrë ilegale dhe 1 motor sharrë.

Lokacioni i dytë, nga personi i dyshimtë N.B janë sekuestruar : 15 metër kub dru për djegie, për të cilat nuk ka mundur të siguroj dokumentacionin.

Lokacioni i tretë nga personi i dyshimtë B.K janë sekuestruar: 1 kamion të tipit “Mercedes”, 4 metër kub dru për djegie, dhe;

Lokacioni i katërt,  nga personi i dyshimtë D.M janë sekuestruar gjithsej 50 metër kub dru për djegie për të cilat nuk ka pasur dokumentacion përcjellës.

Të gjitha veprimet janë kryer nën monitorimin e Prokurorit kujdestar të Shtetit, dhe me urdhër të Prokurorit të gjitha rastet janë proceduar në kundërvajtje në Drejtorinë e Pylltarisë në Suharekë.

Policia rajonale në Prizren krahas aktiviteteve për parandalimin dhe zbatimin e masave për virusin Covid19, është e përkushtuar të parandaloj edhe veprat tjera penale  dhe sidomos do të jetë në mbrojtje nga dëmtimi dhe asgjësimi i pyjeve në bashkëpunim të vazhdueshëm më Agjencinë Pyjore të Kosovës, dhe do të ndërmarrë masa të menjëhershme në të gjitha rastet.

Poashtu Drejtoria Rajonale në Prizren ka ndërmarrë edhe disa aktivitete në zonën e Prevallës, ku janë iniciuar dy raste të ndërtimeve pa leje, raste këto të cilat janë dërguar në Inspektoratin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)