22 Tetor 2018

Përmbyllet projekti për mbështetjen e Laboratorit te Ushqimit dhe Veterinarisë

Prishtinë, 2 maj - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) organizon konferencën përmbyllëse të projektit dy vjeçar të binjakëzimit, 'Mbështetje për Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë', projekt i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Projekto implementohet nga AUV si autoritet përfitues dhe Zyra Shtetërore për Siguri Ushqimore dhe Mbrojtje të Konsumatorit nga Saksonia e Ulët Gjermani LAVES.

Po sot do të prezantohen të arriturat e projektit të cilat kanë ndikuar në rritjen e kapaciteteve të kryerjes se analizave të ushqimit duke përfshirë implementimin e metodave të reja për kryerje të një game me të gjerë te analizave laboratorike në lloje të ndryshme te produkteve ushqimore ku për herë të parë ka filluar kryerja e testimeve konfirmative të analizave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 tetor 2018 - Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Pejë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ambasada Britanike në Kosovë në bashkëpunim me Asociacioni i Bursistëve Chevening të Kosovës organizon konferencën me titull “Qëndrimet dhe aftësitë që i duhen një lideri të shekullit 21.” (Hotel  Swiss Diamond, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën "Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë: Zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo kodit të etikës?". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila organizohet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, organizuar nga Kryeprokurori i Shtetit. (Hoteli Emerald; ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës konferencën për media në të cilën do të shpaloset platforma mbi organizimin e Projektit: “Dialogut bashkëkohorë i shekullit XXI”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare “Cambrian Patrol”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban ligjëratë në AUK, me temën “Transformimi i FSK-së”. (Objekti i AUK, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Akademise së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në hapjen e Konventës zgjedhore të degës së PDK-së në Prishtinë. (Sheshi 21, ora 18:00)