27 Nëntor 2020

Përkrahen anëtarët e Bordit për Mbrojtje të Mjedisit

Prishtinë, 11 qershor - Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga Naim Maloku, zëvendëskryetar i parë i këtij komisioni, shqyrtoi propozimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtje të Mjedisit.

Të propozuarit për anëtarë të këtij Bordi: Luan Shllaku, Nysrete Doda-Gashi, Sylejman Berisha, Islam Fejza, Tush Markaj (të cilët me ftesë të komisionit ishin prezent në mbledhje), dhanë një pasqyrë të  shkurtër të karrierës së tyre profesionale. Ndërkaq, të propozuarit, Kemail Bislimi dhe Behxhet Mustafa, për shkak se ishin në vizitë jashtë vendit, munguan në këtë takim.

Komisioni pasi që dëgjoi prezantimin e të propozuarve, vlerësoi lart përgatitjen e tyre profesionale. Në fund të mbledhjes, komisioni në mënyrë unanime vendosi që propozimin e Qeverisë t’ia kalojë Kryesisë së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm, me rekomandimin që të përkrahet edhe në seancë plenare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën nga Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblese së Gjyqtarëve të EULEX-it, përfaqësuar sipas autorizimit nga dr. Artan Qerkini, avokat. (Ndertesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, merr pjesë në nisjen e asfaltimit të zgjerimit të llotit të 4 të rrugës Podujevë - Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Llugë. (Rruga Podujevë - Prishtinë, fshati Llugë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 12:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës. (Ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve  Kryeministri Avdullah Hoti do e përcjellin realizimin e eksportit të produkteve kosovare në Serbi e që lidhet me marrveshëjen në Shtëpinë e Bardhë në Washington për bashkëpunim ekonomik Kosovë - Serbi e cila pason me një marrëveshje mes dy operatorëve ekonomik. (Objekti i Agrokosova Holiding në zona industriale - Shirokë, Suharekë, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020, viziton Verarinë ‘’Agro Kosova Holding ’’ në Suharekë. (Veraria ‘’Agro Kosova Holding ’’, Suharekë, ora 14:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, bën sot përmbylljen e fushatës zgjedhore përmes një konference për media. (Restorant “Artela”, ora 14:00)