29 Mars 2024

Përgjegjësitë për mbrojtjen e pyjeve ju kalohen komunave

Prishtinë, 24 qershor - Është nënshkruar sot Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR),  Ministrisë së Administrimit të  Pushtetit Lokal (MAPL) dhe 37 komunave të Kosovës  për delegimin e kompetencave  nga MBPZHR-ja - Agjencioni Pyjor i Kosovës, në komunat e Kosovës.

Memorandumi është nënshkruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rual Blerand Stavileci, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Sadri Ferati dhe në emër të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka nënshkruar Bajrush Xhemaili.

MBPZHR do t’ua delegojë komunave përgjegjësitë që ndërlidhen me mbrojtjen e pyjeve dhe dhënien e  lejeve për prerjen e trungjeve në nivel lokal.

MBPZHR është organi përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin qendror me pyjet, bënë politikat për  një zhvillim të qëndrueshëm të pyjeve, me kusht që komunat të ushtrojnë kompetencat e deleguara për  përmbushjen e përgjegjësive të kërkuara konform legjislacionit në fuqi.

Në kompetencë të të Kuvendeve Komunale tani e tutje  mbetet konfiskimi i masës drusore nga shërbimi i mbrojtjes së pyjeve në komuna. Sipas kësaj marrëveshjeje, po ashtu është paraparë  inkasimi i të hyrave nga dhënia e lejeve në pajtim me paragrafin e theksuar në marrëveshje, kurse shërbimi komunal i mbrojtjes së pyjeve është i obliguar që autoritetit kompetent që menaxhon me pyje, t’i dërgojë raporte mujore në fushëveprimtarinë e këtij shërbimi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)