04 Shkurt 2023

Përfaqësues të KE-së kanë vizituar Ministrinë e Bujqësisë

Prishtinë, 17 mars -  Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) sot kanë qëndruar për vizitë pune përfaqësues të Komisionit Evropian, znj. Iva Stamenova dhe znj. Agnieszka Rutkowska. Delegacioni është pritur nga Zëvendësministri Fikrim Damka me bashkëpunëtorët.

Temë diskutimi e këtij takimi ka qenë njohja nga afër me ecuritë dhe dinamikën e punëve në fushën e bujqësisë, sidomos në sferën e  mbështetjes direkte të fermerëve kosovarë, që MBPZHR po e bënë me ndarjen e granteve dhe subvencioneve në sektor të caktuar të saj.

Your browser may not support display of this image.

Me këtë rast autoritetet e MBPZHR-së kanë njoftuar përfaqësuesit e KE-së se dinamika e punëve po rrjedh mjaft mirë, ndërkohë që, u tha në takim, deri tani në mjetet e informimit është bërë shpallja e njoftimeve për fermerët e interesuar që të aplikojnë për të qenë përfitues të grandeve, konkretisht në sektorin e dhentarisë (kafshëve të imëta), të gjedhtarisë, pemëtarisë e vreshtarisë. 

Në takim është biseduar edhe për funksionimin e Njësisë së Pagesave, të themeluar nga stafi i brendshëm i MBPZHR-së. Janë shpjeguar edhe hollësi të tjera për disa aspekte procedurale, për të ndihmuar fermerët që të kenë qasja gjithëpërshirje me rastin e aplikimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)