23 Prill 2024

PE trajton politikat e përbashkëta bujqësore për vitin 2020

Bruksel, 14 korrik - Në takimin e komitetit të organizuar ndërmjet Parlamentit Evropian (PE) dhe kuvendeve kombëtare, u diskutua modeli bujqësor që Unioni duhet të formojë në objektivin e 2020-s.

Politikat e përbashkëta bujqësore të Bashkimit Evropian për vitin 2020 u trajtuan në Parlamentin Evropian.

Në mbledhje u morën në shqyrtim edhe problemet e kultivuesve të duhanit në Rodop dhe zonën e Trakisë Perëndimore të Greqisë.

Në takimin e komitetit të organizuar ndërmjet Parlamentit Evropian dhe kuvendeve kombëtare, u diskutua modeli bujqësor që Unioni duhet të formojë në objektivin e 2020-s.

Komisionari Evropian për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Daçian Çiolosh theksoi rëndësinë e bujqësisë ekonomike dhe ekologjike për konkurrencë afatgjatë në sektorin bujqësor.

Në mbledhjen ku morën fjalën edhe deputetë në emër të parlamenteve kombëtare, u vendosën në tavolinën e bisedimeve edhe perspektivat financiare të sektorit bujqësor.

Deputeti i Partisë PASOK nga Rodopi i Greqisë, Ahmet Haxhiosman shprehu problemet e 15 mijë kultivuesve të duhanit në rrethin e Rodopit dhe në zonën e Trakisë Perëndimore, si dhe kërkoi vazhdimësinë e subvencioneve.

\"Në zonën time dhe në Trakinë Perëndimore, ku jeton edhe pakica turke, mbi 15 mijë kultivues e ushqejnë familjen e tyre me të ardhurat nga duhani, nëse këto subvencione do të ndërpriten, atëherë do të ishte e pamundur që kultivuesit e duhanit të mbijetonin. Ky sektor është tepër, tepër i rëndësishëm për ta. Jam këtu, në komisionin bujqësor të Parlamentit Evropian, për të shprehur shqetësimet e njerëzve që jetojnë në zonën time, në vendin tim lidhur me këtë temë\", përfundoi deputeti Ahmet Haxhiosman.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)