20 Prill 2024

Pasurimi i miellit me hekur, obligim ligjor i mullisëve

Prishtinë, 1 korrik - Me organizimin e UNICEF-it në Kosovë dhe projekt menaxherit Agron Gashi, organizata \"Konsumatori\" ka vizituar Institutin e Bujqësisë në Pejë dhe Fabrikën e miellit “M&Sillosi“ në Xërxë për t\'u njohur rreth kualitetit të miellit.

Në këtë vizitë kanë prezantuar edhe kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Muhamet Farizi, pastaj Ismet Fejzullahu, inspektor fitosanitar.

Ata kanë biseduar për gatishmërinë e përmbushjes së obligimeve ligjore rreth pasurimit / fortifikimit të miellit me acid folik e hekur dhe arritjen e ngritjen e kënaqëshmërisë së qytetarit konsumator taksapagues në këtë sektor.

IBP e “M&Sillosi“ janë shprehur të gatshëm të angazhohen në përmbushjen e detyrimeve ligjore.

\"Sipas të dhënave të disponueshme, nga mostrat e testuara gjatë vizitës, shihet se mielli i importuar nuk është pasuruar në mënyrë të drejtë dhe cilësore – gjë që kërkon shqyrtim e adresim korrekt e serioz\", thuhet në një komunikatë të organizatës Konsumatori.

Sipas këtyre shënimeve del se rreth 50% e miellit të importuar është i pasuruar me acid folik e me hekur dhe se në ngritje është edhe mielli i prodhuar në Kosovë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës i ka njoftuar me kohë të gjithë importuesit se nuk do të lejojë hyrjen e miellit nëse ai nuk është i pasuruar / fortifikuar me hekur dhe me acid folik.

Inspektorati fitosanitar ka paralajmëruar se do të bëjë kontrollet e rregullta dhe pa paralajmërim të mullisëve - që nga 1 korriku. Ato do të kontrollohen nëse janë furnizuar ose jo me premiksa dhe nëse nuk e bëjnë pasurimin e miellit me to do të procesojnë me fletëparaqitje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)