14 Tetor 2019

Pastrohet liqeni i Batllavës, largohen mbi 200 thasë mbeturina

Orllan, 22 shtator - OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, ka organizuar aksionin e pastrimit përreth liqenit të Batllavës në Orllan.

Këtij aksioni iu bashkuan rreth 40 pjesëmarrës, kryesisht të rinj dhe në veçanti banorët e fshatit Orllan, të cilët arritën të pastrojnë tërë sipërfaqen e shtratit të liqenit, i cili aktualisht ka mbetur pa ujë.

Njëkohësisht, aksioni i pastrimit është zhvilluar edhe brenda liqenit, ku për mes përdorimit të barkave është mundësuar të realizohet pastrimi. Nga ky aksion janë mbledhur më shumë se 200 thasë me mbeturina, të cilat janë larguar nga shtrati i liqenit.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Aktivizimi qytetarë dhe institucional në përmirësimin e gjendjes së mjedisit për ujë cilësor”, projekt ky i cili mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe implementohet nga OJQ SDK .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)