20 Nëntor 2019

Oda e Afarizmit kërkon ndryshim urgjent të Udhëzimeve Administrative

Prishtinë, 7 gusht - Konfereca për shtyp e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës kishte për qëllim kërkesën urgjente të ndryshimit të Udhëzimeve Administrative, me të cilat është duke u penguar zhvillimi i blegtorisë, bujqësisë dhe sektorit minerar. 

OAK tashmë dy vjet është angazhuar vazhdimisht në evitimin e këtyre problemeve të mëdha të cilat kanë degraduar në masë të madhe bizneset, siç janë kufizimi i shfrytëzimit të tokave në 5 vite dhe 5 ha, pagesa për bizneset për shfrytëzim të pyjeve dhe tokës pyjore për destinime tjera ku vlera e shtimit vjetor të masës drunore për 25 vjet për pyjet cungishte dhe 60 vjet për pyje trungishte pa e shfrytëzuar atë pjesë; taksë 0.20€ për vit për ndërtim të përkohshëm, ndalimin e ndërrimit të pasurisë së palaujtshme dhe kufizimi i garancioneve në banka.

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka dërguar rekomandimet për ndryshim të draftligjit për Miniera dhe Minerale dhe si rezultat i mospërfshirjes së tyre në draftin final të projektligjit, OAK në Qershor të vitit 2018 iu drejtua të gjithë deputetëve me kërkesë për largim nga rendi i ditës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pas takiemve pasuese të OAK me shefat e grupeve parlamentare, mundësuan që Projektligji të largohet nga rendi i ditës, mirëpo nuk u kthye për herë të dytë në dëgjim publik, prandaj  ky projektligj tash e një vit është në Kuvend dhe ende nuk është miratuar.

Zyrtarja për Komunikim me  Biznese në OAK, Mirjeta Shala theksoi se OAK i është drejtuar disa herë me kërkesa udhëheqësve të institucioneve vendore si

·         Adresimi i kërkesave të sektorit Minerar tek Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Nenad Rikalo dhe shfuqizimin e vendimit për ndalim të ndërrimit të pasurisë së paluajtshme;

·         Kërkesa për ndryshim të Udhëzimeve Administrative drejtuar përfaqësuesve të institucioneve;

·         Ripërsëritja e kërkesës për shfuqizim të Udhëzimeve Administrative dhe Peticioni i sektorit Minerar i realizuar në nëntor 2018.

Shala theksoi se Oda e Afarizmit të Kosovës gjithashtu ka realizuar takime të vazhdueshme me Këshilltarët e Kryeministrit, pas së cilëve realizoi edhe takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj ku i’u dorëzuan edhe kopjet fizike të kërkesave dhe Peticionit.

Kujtojmë se me rekomandim të Odës së Afarizmit të Kosovës, në mbledhjen e parë që KKZHE realizoi pas dy viteve, në shkurt 2019, si pikë e rendit të ditës ishte edhe shfuqizimi i Udhëzimeve Administrative të MBPZHR. Në këtë takim OAK në prani të Kryeministrit dhe Ministrave paraqiti në mënyrë të detajuar problemet me të cilat po përballet sektori Minerar për shkak të mospërputhjes së Udhëzimeve Administrative me Ligjin.

Me Ministren aktuale të Bujqësise znj. Diana Zhiviç, OAK është takur tre herë gjatë këtij viti, ndër të cilat takime është edhe protesta me bizneset anëtare të këtij sektori, e cila ka premtuar që do të ndërmerren hapa konkret për zgjidhje të problemeve të bizneseve të këtij sektori. Ndër të tjera Ministrja premtoi që do të dërgoj në Kuvend edhe Ligjin për Pyje, përmes së cilit do të tejkalohen disa nga çështjet që po e bllokojnë sektorin.

Takimi i fundit i realizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës për këtë sektor është me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veselin me datën  21 Qershor 2019.

Ndërsa zyrtarja Rreze Cana, deklaroi se ka mungesë harmonizimi ndërmjet Ligjit dhe Udhëzimit Administrative. Te Ligji për Miniera dhe Minerale thuhet se toka e marrë ka kohëzgjatje maksimale prej 25 vjetësh, ndërsa udhëzimi administrativ thotë që pas marrjes së vendimit, nënshkruhet kontrata nga Kryeshefi Ekzekutiv i APK-së dhe qiramarrësit për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm me qira të pyjeve dhe tokave pyjore shtetërore deri në 5 vjet.

Si problem tjetër ajo tha se është edhe konsiderimi i të gjithë sipërfaqes së marrë me qira si ndërtim i përkohshëm sepse neni nuk specifikon se çfarë nënkuptohet me fjalen “objekt të përkohshëm”, pra fillimisht do të duhej të përkufizonte llojin e objektit të përkohshëm se a bëhet fjalë për siperfaqe minerare apo objekt ndërtimorë. Përveq këtyre Oda e Afarizmit të Kosovë kërkon që të largohet edhe “Vendimi për Ndalimin e Përkohshëm  të ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR ” i datës 20/07/2010;

Cana tha se e vetmja pikë e Udhëzimit Administrativ Nr.10/2010 e cila është sipas kërkesave të bizneseve të sektorit të Minierave dhe Mineraleve, e që gjithashtu nuk përfillet nga Institucionet vendore për arsye se Ligji Nr. 04/L-158 e rregullon ndryshe është çështja e garancionit bankar. Andaj ajo u shrpeh se bizneset e prekura nga ky ligj e shohin më të arsyeshme që të ekzistoj edhe opcioni që sigurimi të bëhet edhe në kompani të sigurimit e të mos kufizohen vetëm në banka dhe për ketë Oda e Afarizmit kërkon që të jetë edhe garancioni në kompanitë e sigurimit të licencuara nga Banka Qëndrore e Kosovës.

Andaj duke pas parasysh dëmtimin që po i bëhet këyre bizneseve dhe ndikimi në zhivillimin ekonomik të Kosovës, OAK i bëri thirrje Kryeministrit Ramush Haradinaj, Ministres se Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Dijana Zhiviç që të ndryshojnë këto Udhëzime Administrative në mënyrë që bizneset të mos kenë pengesa të tilla të cilat po dëmtojnë zhvillimn e sektorëve më potencial në vend ku përfshihet bujqësia, blegtoria dhe minierat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 nëntor 2019

- Ambasada e Finlandës, UBT dhe UNDP organizojnë bashkërisht konferencën “Towards Small Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në konferencën “Small-Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”, organizuar nga ambasada e Finlandës në Prishtinë në bashkëpunim me UBT. (Magjistralja Prishtinë - Lipjan, kampusi i UBT-së, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit të 20 nëntorit - Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, Komuna e Gjilanit organizon vizitë nga Asambleja e Fëmijëve në tri shkollat fillore: Selami Hallaqi, Thimi Mitko, Rexhep Elmazi për nder të Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. (Objektete e shkollave, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve hap dyert për fëmijët, prindërit dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë ambientet e KOMF për të biseduar bashkë për të drejtat e fëmijëve. (Zyret e KOMF, ora 10:00)

- Fillon punimet Kongresi i parë ndërkombëtarë për trajtimin e hershëm të infarktit të miokardit. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa i Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Zyra e UNICEF-it në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Shtëpinë e Evropës në Kosovë organizojn aktivitetin kryesor për shënimin e 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00) 

- OQJ Integra organizon publikimin e raportit “Instituti i Vetizoluar - Vlerësim i Shoqërisë Civile për Institutin Albanologjik të Prishtinës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Fëmijët e çerdhës "Dardania" në Gjilan dhurojnë 120 pako dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta. (Gjilan, ora 11:00) 

- Mbahen aktivitete argëtuese për fëmijët e zgjedhur nga Handikos, Asambleja e Fëmijëve, fëmijët nga komunitetet si dhe nga shkollat SHFMU, Gjilan mbështetur nga 'Albanica' dhe 'Kimi'. (Gjilan, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon program nga Qendra e Vallëzimit Modern “Dancing House” Vallëzim Modern, Balet dhe Popullore. (Teatri i Qytetit, Gjilan ora 15:00)

- Qendra Multimedia shfaq "Pesë stinet e armikut te popullit" me regji të Blerta Nezirajt. (Teatri "Bekim Fehmiu" në Prizren, ora 20:00)