26 Shkurt 2021

OAK kërkon nga Kryeministri shqyrtimin e pozitës së Kryeshefit të Agjencisë Pyjore

Prishtinë, 4 maj - Oda e Afarizmit të Kosovës është shumë e shqetësuar ndaj deklaratës së z. Ahmet Zejnullahu ndaj kërkesës tonë për lirim të qirasë për bizneset e këtij sektori, duke marrë në konsiderat edhe shkarkimin e tij nga kjo pozitë, thuhët në Komunikatën e OAK drejtuar kryeministrit dhe Ministrit të Bujqësisë.

OAK si gjithmonë për informata dhe kërkesa të bizneseve ju drejtohet institucioneve, çoftë me email apo dhe kontaktim përmes telefonit në përkrahje të bizneseve.

 Ne kemi pranuar pyetje nga shumë biznese anëtare në lidhje me qiratë nga Agjencioni Pyjor të Kosovës lidhur me kompenzimin e qirasë prej 50% sipas pakos emergjente fiskale nga MInistria e Financave. Kërkesa e tyre kishte të bejë me informatat se a përfshihet në ketë kompenzim edhe qiraja nga Agjencioni Pyjor I Kosovës.

 Me këtë rast ne kemi kontaktuar zyrën e Agjencionit Pyjor të Kosovës të cilët na kanë lidhur direkt me Kryeshefin e APK-së, z. Ahmet Zejnullahu.

Përgjigja e z.Zejnullahu e shkurtë lidhur me pyetjen ka qenë se  ai i’u është drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesë për informata lidhur me përfshirjen e qirasë  por ai ka deklaroj se “nuk po i jep prioritet këtij rasti meqenëse bizneset  kanë shumë pare dhe se kjo qira nuk është dicka qe ju kushton shumë që ti paguajnë”.

Për Oden e Afarizmit këto nuk janë deklarata të panjohura duke marrë parsysh se edhe në një takim të mëhershëm kishte deklaruar njejtë në kërkesen që të ndryshohen disa udhëzime administrative të cilat janë duke e dëmtuar rëndë sektorin e minierave, turizmin , gurëthyesit dhe blegtorisë.

Ne në vazhdimësi kemi pranuar ankesa nga bizneset për sjelljen e z. Zejnullahu.

OAK kërkon nga Kryeministri i Kosovës dhe Ministri i Bujqësisë që të merren masa nga këtij zyrtari të papërgjegjëshëm dhe arrogant si dhe të merren me prioritet kërkesat e vazhdueshme të OAK për ndryshimin e udhëzimeve administrative dhe lirimin nga qeraja të bizneseve të këtyre sektorëve gjatë kësaj kohe pandemie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)