16 Tetor 2019

Njerëzit po dëmtojnë botën natyrore

Gjenevë, 7 maj - Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, njerëzit po dëmtojnë botën natyrore dhe se ndërsa ka kohë për të rregulluar problemin, kjo do të kërkonte ndryshime transformuese.

Raporti i publikuar të hënën mbështetet në punën e 450 studiuesve nga dhjetra vende dhe paralajmëron se një milion bimë, insekte dhe specie të botës shtazore janë në rrezik të zhduken, shumë prej tyre brenda disa dekadave.

Raporti i OKB-së identifikon pesë mënyra kryesore që njerëzit po reduktojnë biodiversitetin e planetit, si shndërrimi e habitateve në ferma dhe qytete, peshkimi pa kriter, nxitja e ndryshimit të klimës përmes karburanteve fosile, ndotjes së ujit dhe ajrit dhe lejimi i specieve invazive në luftë me bimët dhe kafshët në zonat ku ato jetojnë.

Udhëheqësit e Platformës Ndërqeveritare të Politikave Shkencore mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES), që publikuan raportin, thanë me veprimet e tyre njerëzit po dëmtojnë vetveten, duke kërcënuar shëndetin e tyre, furnizimin e tyre me ushqim, ujë dhe shëndetin.

Ata bëjnë thirrje që të shmangen pasojat më të këqija duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit prodhojnë ato që konsumojnë, si ushqimi, energjia dhe trajtimin më të mirë të mbetjeve.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019  - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)