29 Mars 2024

Nga 1 mijë euro për vreshtarët

Prishtinë, 21shtator- Qeveria e Kosovës ka vendosur tu japë Vreshtarëve të Rahovecit nga 1 mijë euro për hektarë subvencion. 50 për qind e pagesës do të bëhet këtë vit dhe 50 për qind në fillim të vitit të ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi në një takim që priti përfaqësuesit e vreshtarëve.

Kuçi tha se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që për tokën e rrushit të përpunuar ti ndaj nga njëmijë euro për hektar subvencion nga qeveria e Kosovës .

“Nuk dëshirojmë të shohim asnjë qytetarë duke protestuar dhe aq më pak njerëzit që janë të përkushtuar ta punojnë tokën e tyre”, tha ai.

Ndërsa përfaqësuesi i vreshtarëve të Rahovecit, Labinot Shulina thotë se kjo shumë do t’i nxjerr nga kriza vreshtarët dhe do t’i motivoi për punë. “Vendimi është shumë i drejtë dhe i domosdoshëm i cili u ka dalë në ndihmë vreshtarëve që ato investime që kanë bërë në njëfarë mënyre t’i kthejnë dhe t’i paguajnë ato subvencione e të mos dëmtohen në këtë drejtim”.

Nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska, thotë se vreshtarët si dhe familjarët e tyre janë krenar për arsye se kërkesat e tyre janë realizuara qind për qind ashtu siç kanë kërkuar zgjidhje nga Qeveria e Republikës së Kosovës. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe kjo ofertë është mirëpritur nga përfaqësuesit e vreshtarëve të Komunës së Rahovecit” tha Qeska.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)