18 Korrik 2018

Nënshkruhet Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2018

Prishtinë, 8 mars - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka nënshkruar Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2018, përmes të cilit do të investohet në shumë sektor dhe nënsektor të bujqësisë.

Ndërsa, thirrjet për aplikim për masat mbështetëse të këtij programi do të shpallen me 19 mars të këtij viti dhe periudha për aplikim do të zgjasë deri më 30 prill.

Përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018, synohet rritja e konkurrueshmërisë së sektorit të bujqësisë, përmirësimi i jetës së banorëve të zonave rurale, krijimi i vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i përgjithshëm ekonomik i vendit.

Investimet e ministrisë përmes këtij programi, për të cilin këtë vit janë planifikuar 26 milionë euro, do të orientohen në të gjithë nënsektorët e bujqësisë.

Në programin e sivjetshëm, do të ketë edhe shumë risi në masat mbështetëse për sektor të ndryshëm bujqësor.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2018  - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema nesër do të vizitojë studentët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin e Prishtinës. (Kampusi i UP-së, ora 9:00)

- Bëhet nënshkrimi i kontratave dhe shpërndarja e tyre për të rinjtë përfitues të shpalljes së fundit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për Edukim Jo-Formal. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi. ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti gjashtë mujor i Gjykatës Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Objekti i Gjykatës Themelore të Gjilanit, ora 13:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton kompaninë “Albi Group”. (Albi Mall, Veternik, ora 13:00)  

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin për avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit, ora 14:00)

- Kosova 2.0 organizon një bisedë tëshkurtër me temën “diaspora” për të njohur realitetet komplekse dhe shumë-shtresore të kosovarëve qëjetojnë jashtë shtetit. (Innovation Centre Kosovo, ora 18:00)