03 Qershor 2020

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim regjional gjeohapësinor

Prishtinë, 6 shtator - Një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv Avni Ahmeti është duke marrë pjesë në Konferencën e 12 regjionale për kadastër dhe Infrastrukturë kombëtare për informacionet gjeohapësinore, e cila është duke u mbajtur në Neum të Bosnje dhe Hercegovinës me 4,5 dhe 6 shtator, 2019.

Qëllimi kryesor i kësaj Konference ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse për hartografi dhe kadastër nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, respektivisht nga Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Sllovenia dhe Kroacia.

Kjo marrëveshje ka për qëllim  ngritjen e shkallës së bashkëpunimit mes institucioneve respektive në fushat e interesit të përbashkët, duke përfshirë avancimin e bashkëpunimit në kadastër, gjeodezi dhe hartografi, në zhvillimin dhe interoperabilitetin e GNSS sistemeve, në zhvillimin e rrjeteve gravimetrike dhe trigonometrike,  në harmonizimin dhe hapjen e të dhënave hapësinore konform politikave dhe direktivave të BE-së e ngjashëm.

Marrëveshja u përkrah edhe nga shtete dhe organizata të fuqishme si Qeveria Suedeze, Qeveria Norvegjeze, Qeveria Holandeze, Banka Botërore, JICA,  të cilat ishte edhe promotorë të arritjes së kësaj marrëveshjeje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00) 
   
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)