29 Shkurt 2020

Në vitin 2019 Gjilani ka mbështetur 2339 fermerë të Gjilanit

Gjilan, 15 janar - Në komunën e Gjilanit gjatë vitit 2019 janë mbështetur me subvencione 2339 fermerë, ose 83 për qind nga të gjitha kërkesat e tyre.

“Gjatë këtij viti, kemi pranuar 2805 kërkesa për mbështetje dhe aplikacione për subvencione, prej të cilave pozitivishjt iu kemi përgjigjur 2339 prej tyre ose 83 përqind, ndërsa janë refuzuar 466 kërkesa. Jemi të lumtur kur të arrijmë që të gjitha kërkesave t’iu përgjigjemi pozitivisht”, ka deklaruar drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, në konferencën për media të së mërkurës.

Sipas tij, mbështetja ka shkuar në subvencionimin e mbjelljeve pranverore dhe vjeshtore, si masë e përhershme, në mekanizim bujqësor, serra për perimtarët, shtëpiza për bletarët, makina mjelëse për blegtorët, sikurse edhe ngritja e 15 hektarëve me kulturë të arrës.

Sipas Ramadanit, 2019-ta ishte vit i bereqetshëm edhe sa i përket mbështetjes së donatorëve, kryesisht të huaj.

“Faleminderit shumë Komisionit Europian, IADK, shkollës së mesme të agro-biznesit “Arbëria”, OZHR Mëshqerra” etj., për mbështetjen e jashtëzakonshme për realizimin e projekteve tona. Me këtë mbështetje, u është lehtësuar jashtëzakonisht shumë puna e fermerëve të Gjilanit. Po ashtu, faleminderit kryetarit Haziri për mbështetjen e madhe, duke e ruajtur bujqësinë si prioritetin e pare të qeverisjes”, ka deklaruar Ramadani.

Për vitin 2020, sipas Ramadanit, mbështetja do të vazhdojë duke filluar me kontigjentin e dytë të lopëve qumështore, që do të realizohet në janar, sikurse edhe programe të tjera të rëndëishme për bujqit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)