19 Prill 2024

Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë korrë 21 ha grurë

Prishtinë, 16 korrik - Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë korrë 21 ha grurë, sasia e tërësishme e grurit nga korrje fshirjet për vitin 2021 ka arritur 66,240.00 kg grurë.

E gjithë puna, nga mbjellja e deri te korrja është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, ndërsa është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese të  Dubravës.  

Rendimenti i prodhuara nga kjo kulturë bujqësore do të përdorët për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes punës së Njësisë Ekonomike, dita ditës po synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu edhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)