19 Mars 2024

Në Peje u mbollën më shumë se 100 fidane të llojit Pinus Sylvestris

Pejë, 27 shtator - Në kuadër të Javës së Diplomacisë së ndryshimeve Klimatike, Environmentally Responsible Action (ERA) organizoi një veprim kolektiv me të rinjë me qëllim të gjelbërimit të qytetit të Pejes ku u mbollën më shumë se 100 fidane të llojit Pinus Sylvestris (Hortina).

Ngjarja u zhvillua sot më 27 shtator,2019 në Parkun e Madh Karagaq, Pejë. Aktiviteti filloi në Mullirin e Haxhi Zekes, ku Drejtori i Organizates ERA z.Fatos Lajqi përshëndeti pjesmarrësit dhe partnerët e projektit BIRN Kosova, duke theksuar se ky është vetëm një aksion i vogël drejtë një kauze të madhe.

Ky aktivitet është mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit Europeanization of Kosovo's Environmental Agenda.

Bashkëpunëtor në implementimin e këtij aktiviteti ishin edhe Universiteti Haxhi Zeka, “Ambienti”Pejë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Instituti I Pyjeve, Pejë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)