24 Prill 2024

Në Mushtisht Inaugurohet projekti për ruajtjen e biodiversitetit Satoyama

Suharekë, 19 tetor - Komuna e Suharekës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) do të organizojnë sot ceremoninë e inaugurimit të Projektit Përcjellës - Promovimi i Iniciativës Satoyama për Ruajtjen e Biodiversitetit dhe Zhvillimin Rural nëpërmjet Menaxhimit të Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore, nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).  
 
Iniciativa Satoyama synon të zhvillojë dhe të propozojë një model të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore duke mbledhur dhe analizuar njohuritë dhe rastet në Japoni dhe në pjesë të tjera të botës në lidhje me menaxhimin e burimeve natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mirëqenies njerëzore në komunitetet rurale.

Satoyama është bashkëjetesa mes ruajtjes së natyrës dhe aktiviteteve njerëzore në lidhje me zhvillimin ekonomik.

Komuna e Suharekës dhe pjesëmarrësi i trajnimit Satoyama në Japoni, Ismail Hetemaj, Udhëheqësi i Divizionit për Mbrojtjen e Natyrës në MMPH ndanë të njëjtin mendim për: 1) potencialin e madh për zhvillim ekonomik rural në rajon; dhe 2) shqetësimi në rritje për shkatërrimin e sistemit natyror të zonës, i cili duhet të mbrohet dhe të përdoret me mençuri.

Dhe për këtë arsye prezantuan iniciativën e projektit përcjellës Satoyama dhe aktivitetet relevante për palët e përfshira (qytetarët, sektorët privatë, shoqëria civile, komuna, etj.) përmes aktivitetit përcjellës të bashkëpunimit të pjesëmarrësit në trajnim.   

Në vitin 2017, nga Projekti janë realizuar aktivitetet e mëposhtme: 1) Analiza dhe Rekomandimi nga eksperti japonez bazuar në iniciativën Satoyama të Japonisë që si aktivitete kryesore ka: Bujqësinë bio-organike, Eko-turizmin dhe Edukimin Mjedisor; 2) Analiza dhe Rekomandimi për Zhvillimin e Agro dhe Eko-turizmit nga eksperti izraelit.  
 
Këtë vit janë kryer punët e mëposhtme ndërtimore për ruajtjen e burimeve dhe zhvillimin e zonës si rehabilitimi i burimeve ujore në fshatrat Delloc dhe Gradac, vendosja e tabelave informative turistike dhe shenjave të rrugës, vendosja e shportave të mbeturinave dhe vendosja e dritave solare rrugore në zonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)