19 Nëntor 2019

Në Mitrovicë fillojnë punimet për rregullimin e shtratit të lumit Ibër

Mitrovicë, 4 nëntor - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka inspektuar punimet të cilat kanë filluar për realizimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Ibër, i cili përveç atraksionit të vërtetë turistik, do të ofroj edhe mundësi të tjera rekreacioni jo vetëm për qytetarët e Mitrovicës por edhe të tërë Kosovës.

Ky projekt i cili do të shyrihet deri tek Ura e Ibrit, do të posedoj një infrastrukturë të rregulluar mirë, do të ofrojë pamje jashtëzakonisht të bukur, dhe njëkohësisht do të shërbejë si një pikë turistike që do të tërheqë numër të madh të vizitorëve, duke e bërë Mitrovicën model për qytete të tjera.

Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm, dhe një prej projekteve më të mëdha që realizohet në qytetin e Mitrovicës.

“Projekti i rregullimit të shtratit të lumit Ibër përveç rregullimit të shtratit të lumit, do të përfshinë edhe rregullimin e hapësirave tjera,  ashtu sikur që është vepruar më parë me rregullimin e pjesës nga ura kryesore mbi lumin Ibër, deri te vigu që lidh tre rrokaqiejt e pjesës veriore me pjesën jugore të qytetit”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Po ashtu kryetari Bahtiri tha se ky projekt parashihet të ketë shtegun për këmbësor, hapësira gjelbërimi, ndriçim publik, mure mbrojtëse, ura kaluese apo pragu kapërderdhës, i cili do të shërbej si pushimore për qytetarët e Mitrovicës.

Rregullimi i shtratit të këtij lumi do të kushtoj rreth 1.8 milionë euro,i cili bashkëfinancohet nga Komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa pritet të përfundoj brenda një periudhe të shkurtë kohore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2019 - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull: “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”, që do të mbahet në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:00)

- Punëtorët teknik të qendrës studentore, punëtorët teknik të disa shkollave që menaxhohen nga komuna e Prishtinës, punëtorë teknik të Universitetit të Prishtinës, punëtorë të sigurimit fizik të UP-së dhe QMF-ve, punëtorët teknik të disa shkollave në Gjilan do të ndalin punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. (Protesta mbahet ne vendete e tyre te punës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Objekti i Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të organizojë një vizitë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në të cilën do të diskutojë për zhvillimet dhe arritjet në operacionalizimin dhe digjitalizimin e bazës kombëtare të të dhënave të evidencës penale, e zbatuar nga Sistemi qendror kombëtar i evidencës penale. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 10:15)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi. (Kampi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it Film City, ora 10:30 - mediet duhet të arrijnë tek Porta kryesore e Kampit Film City jo më vonë se ora 9:30)

- Presidenti Thaçi dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it. (Film City, ora 10:25)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Zëvendësdrejtori i Fondi Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang mbajnë konferencë për media. (Swis Diamand Hotel, ora 10:45)

- Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të mbajë aktivitet me fëmijët në kuadër të shënimit te 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ organizon publikimin e analizës së Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të, me autor Qerkin Berisha. (Zyret e FIQ, Resource Center në Pejton, ora 14:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine organizon pritje ku do të dekorojë znj.Blerta Zeqiri, ''Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë''. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- HANDIKOS organizon ceremoninë e hapjes së  ekspozitës me fotografi  “EmbraceMe-Kosovo”, me portrete nga jeta e nëntë personave nga Kosova, të punuara nga fotografja holandeze Karin Brongers. (Shtëpia e Evropës, ora 19:00)