19 Mars 2024

Në Gjilan nis sesioni i dytë i trajnimit të fermerëve

Gjilan, 18 mars - Në Gjilan është ka filluar sesioni i dytë i trajtimit të fermerëve në kuadër të projektit ndërkufitar Gjilan-Kumanovë.

Eroll Jonuzi, menaxher i projektit “Tregu i qëndrueshëm i produkteve të freskëta të farmerëve në zonën ndërkufitare”, ka njoftuar se trajnimi i farmerëve të dy komunave do të zgjas tri ditë me radhë.  

“Ky program Gjilan-Kumanovë ka për qëllim që t’i bashkojë interesat e dy palëve në realizimin dhe ndërtimin e një tregu të vogël të përbashkët, duke u organizuar, trajnuar dhe ndërtuar kapacitete të përbashkëta, por edhe duke i shkëmbyer mallrat”, ka thënë Jonuzi.

Përndryshe, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar javë më parë mbi 1 milionë investime për modernizimin e Tregut të Gjelbërt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)