18 Prill 2024

Në Ditën e Tokës promovohen sjelljet e mira mjedisore

Prishtinë, 22 prill - Sot, në Ditën e Tokës, planeti Tokë gjendet përballë dy krizave globale: E para është sfida e përballjes me pandeminë e koronavirusit COVID-19 dhe e dyta ajo e ndryshimeve klimatike.

Organizata joqeveritare Green Art Center (GAC) vlerëson se Pandemia globale e gjeti botën të papërgatitur dhe momentalisht është duke luftuar për ta zgjidhur sa më pare atë, ndërkohë që jemi akoma në kohë për të përmirësuar dhe zvogëluar ndotjen mjedisore që ndikon në ndryshimet klimatike e si rrjedhojë do të ndikojë në jetën tonë në të ardhmen.

"Përderisa shihen qytete të zbrazura, në të njëjtën kohë, dukshëm, kjo periudhë ka pasur ndikim pozitiv në përmirësimin e cilësisë së ajrit në botë.  Kjo kohë e pandemisë le të shërbejë si vetëreflektim!", thekson GAC.

Andaj, me aksione simbolike në kushte të izolimit shtëpiak, në manifestimin e ditës së Tokës,  GAC synon të ftojë komunitetin që të nisë të reflektojë për rolin tonë në mbajtjen pastër të ambjenteve ku jetojmë dhe veprojmë, në zhvillimin e sjelljeve eco-mjedisore përmes krijimit të shprehive të ripërdorimit, zbatimit të programeve për riciklim si dhe të kompostimit të mbeturinave, duke kontribuar në këtë mënyrë në zvogëlimin e ndotjes që ne si individë ja shkaktojmë cdo ditë vendit tonë dhe planetit Tokë.

Sot, GAC i bën thirrje komunitetit të gjerë që përmes mesazheve të ndryshme në formë digitale nën sloganin #EarthDay2020 si dhe duke dhënë shembullin më të mire në botë, të promovojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit jetik me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare, vetëreflektimit individual dhe institucional për ndërmarrjen e masave përmirësimin e ambjentit në Kosovë.

Organizata joqeveritare, Green Art Center (GAC) dhe Earth Day Network duke ndarë qëllimet dhe objektivat e përbashkëta përmes kontributit të vazhdueshëm përmes aktiviteteve që synojnë të jetuarit në  një mjedis të qëndrueshëm; kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit të edukimit mjedisor, për zgjerimin e aktiviteteve vetëdijesuese dhe edukative me focus në zhvillimin e programeve për ruajtjen, forcimin e kapaciteteve dhe mbrojtjen e natyrës dhe burimeve natyrore, duke kontribuar në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe ruajtjen e biodiversitetit.

Organizata GAC ndër vite zhvillon aktivitete që promovojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit përmes programeve për edukim mjedisor në nivel nacional dhe zhvillimit të projekteve me fokus në menaxhimin e mbeturinave në Kosovë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)