28 Janar 2020

Ndryshohen Udhëzimet Administrative për kadastër dhe regjistrim të pronës

Prishtinë, 26 nëntor - Agjencia Kadastrale e Kosovës në kuadër të reformave në fushën e kadastrës ka ndërmarrë disa iniciativa ligjore të cilat kanë rezultuar me ndryshimin e akteve nënligjore, respektivisht hyrjen në fuqi të gjashtë Udhëzimeve Administrative në fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës, nga të cilat përfitimet për qytetarët do të jenë të menjëhershme por do të ndikojnë edhe në kryerjen e punëve të përditshme nga Kompanitë e licencuara gjeodete, gjeodetët e licencuar dhe Zyrat Kadastrale Komunale. 

Ndërsa me qëllim të prezantimin të Udhëzimeve Administrative si dhe trajtimit të çështjeve tjera të interesit të përbashkët, është mbajtur një takim mes ekzekutivit të AKK-së të prirë nga Kryeshefi z. Avni Ahmeti i shoqëruar nga ekspertë kadastral dhe ligjor dhe Zyrave Kadastrale Komunale të përfaqësuara nga Drejtorët e Zyrave Kadastrale shoqëruar nga  zyrtarët ligjor dhe kadastral.

Në takim u prezantuan ndryshimet që rrjedhin nga këto Udhëzime Administrative, me theks të veçantë ato pjesë që afektojnë punën e zyrtarëve nëpër Zyrat Kadastrale Komunale si standardizimi i çmimeve për produkte dhe shërbime kadastrale dhe pronësoro-juridike, eliminimi i pengesave për ndarjen dhe bashkimin e parcelave në zonat urbane, ndalesa e punëve në terren për bashkim dhe për ndarje të parcelave për zyrtarët e Zyrave Kadastrale Komunale, krijimi i bazës ligjore për ofrimin e produkteve kadastrale online, thjeshtimi i procedurave për krijimin e bashkëpronësisë dhe krijimi i bazës ligjore për ndarjen e bashkëpronësisë në rastet kur qytetarët janë obliguar të hyjnë në bashkëpronësi.

Përndryshe, diskutimet interaktive rezultuan me një pajtueshmëri në masë të madhe mes zyrtarëve të AKK-së dhe ZKK-ve në lidhje me reformat, ndërsa disa çështje teknike mbet të zgjidhen përmes bashkëpunimit teknik e profesional mes institucioneve respektive.

Konkretisht Uhdëzimet e reja, të nënshkuara nga Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinorë z. Fatmir Matoshi janë Udhëzimi Administrativ për licencimin e kompanive gjeodete dhe të gjeodetëve, Udhëzimi Administrativ për matjet kadastrale për regjistrim në kadastër, Udhëzimi Administrativ për ndarjen dhe regjistrimin e parcelës, Udhëzim Administrativ për ndarjen e zonave kadastrale, Udhëzimi Administrativ për tarifat e produkteve dhe shërbimeve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Udhëzimi Administrativ për ndarjen e ndërtesës dhe të pjesës së ndërtesës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)