19 Prill 2019

Ndryshimet klimatike rrezikojnë zhdukjen e varieteteve të kafesë

Londër, 24 janar - Temperaturat në rritje, ndryshimet në sezonin e reshjeve dhe sëmundjet e shkaktuara nga parazitët po kërcënojnë kultivimin e kafesë në mbarë botën.

Sipas një studimi të ri këto fenomene po vënë në rrezik zhdukjeje shumë specie të tjera të kafesë, në gjendje të egër, të cilat mund ta ndihmonin varietetin e kultivuar të kafesë përmes krijimit të hibrideve të reja që t'i përshtatet ngrohjes së motit.

Kafeja përshkruan një rrugë shumë të gjatë para se të arrijë në treg. Por kafenë që kërkojnë këta shkencëtarë, nuk e gjen në kafenenë e lagjes. Kjo është një bimë e rrallë kafeje, që rritet në gjendje të egër në xhunglat e Sierra Leones.

Në vendet tropikale të Afrikës dhe Azisë ka 14 lloje të ndryshme kafeje.

Por 60 për qind e familjes së kafesë së egër rrezikon të zhduket, thotë studjuesi Aaron Davis, që kryeson kërkimet për kafenë në Kopshtin Botanik Mbretëror, Kew Gardens, në Britani.

"Kërcënimi kryesor për llojet e ndryshme të kafesë në botë është shpyllëzimi dhe kjo ndodh ngaqë shumica e specieve gjenden në pyje,"- thotë studjuesi.

Bimët e egra të kafesë mund t'i luftojnë sëmundjet më mirë se sa bima e kultivuar. Ato mund ta durojnë më mirë thatësirën dhe temperaturat e larta.

Aaron Davis thotë se këto specie bëhen përherë e më të rëndësishme me ngrohjen e mëtejshme të planetit.

"Llojet e kafesë që ne kultivojmë janë specifike për t'u rritur në zona të kufizuara kilmatike. Kjo do të thotë, se me ndryshimin e klimës: rritjen e temperaturës dhe pakësimin e reshjeve, zvogëlohet zona e përshtatshme për rritjen e tyre," - thotë Davis.

Kjo do të thotë se vendet që prodhojnë kafenë, që për ta është një burim i rëndësishëm të ardhurash, do të kenë probleme. Në të gjithë botën, ka rreth 100 milionë fermerë të vegjël që kultivojnë kafenë.

Ndryshimi i klimës përbën kërcënim edhe për speciet e egra të kafesë. Prandaj studiuesi Davis dhe kolegët e tij po kërkojnë nëpër xhungël.

"Nuk duam të gjendemi në një situatë, kur speciet e egra të bimsë së kafes të zhduken,"- thotë Davis.

Studjuesi Davis dhe kolegët e tij thonë se nuk ka kohë për të humbur. Në studimin e tyre të ri ata zbuluan se në "bankat" e farës nuk ekzistojnë rreth gjysma e specieve të kafesë së botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 prill 2019

- Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendren Klinike Universitare i fillon punimet Simpoziumi mbarëshqiptarë i kirurgëve të fëmijëve. (Hotel Internacional Prishtina, ora 8:40)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në festivalin olimpik për fëmijët parafillor. ))(Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 9:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. (Fshati Maxhunaj, ora 10:00)

- Shtëpia Botuese “Faik Konica” organizon promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të projekteve për ndërmarrësit e rinj. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Koshares dhe rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional "Ditët e Shqipes 2019", që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës se Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë të përbashkët për media me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Objekti i Gjimnazit Natyror "Xhavit Ahmeti" në Gjilan, ora 13:30)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e lançimit të faqes së re të internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Sheshi 21, ora 15:00)

- Federata e Atletike të Kosovës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku”, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 16:00)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Drenas. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 16:30)

- Galeria e Qytetit të Gjilanit hap ekspozitën e veçantë të fotografive “Arti i Rrudhave”, të autorit Muhamed Sadriu, e cila do të shpalos fotorgafitë e 21 personave të cilët i kanë mbi 100 vjet, e që e simbolizon shekullin XXI. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Prizren. (Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 19:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten "Grouping - Moving - Spreading" Metaxym e cila është kuruar dhe organizuar nga The Activists dhe World Anonimous Society. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar. (Lumbardhi në Prizre, ora 21:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 11:30) 

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drilon Pireva, Udheheqës i projektit për investimet në hyrjet e banesave, do të mbajnë konferencë për shtyp. (lagja Dardania, rr. Kadri Zeka, Blloku 7/1, hyrja A te Bast Trade, ora 17:00)