20 Prill 2024

Mustafa: Duhet të investojmë në turizmin fshatar

Istog, 29 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në aktivitetin vjetor tradicional “Të Qethat 2017”, organizuar nga Komuna e Istogut, e mbajtur në Shushan në bjeshkët e Studenicës.

Kryeministri Mustafa u shpreh i kënaqur me ruajtjen e traditës në këtë anë.

“Kisha një kënaqësi të veçantë që të jem me kryetarin e komunës së Istogut, z. Rugova, të jem me qytetarët e kësaj komune, por edhe me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në vende perëndimore që dhe sot kanë një arsye të veçantë që të jenë këtu në këtë manifestim shumë cilësor dhe shumë të veçantë jo vetëm për Istogun por edhe Kosovën, që flet se ne kemi resurse që mahnitin jo vetëm Kosovën por tërë Evropën, sepse këto resurse nuk i gjen as në Zvicër, as në Austri, i gjen këtu në bjeshkët e Istogut, në bjeshkët e Kosovës, të cilat ne duhet t’i kultivojmë”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa premtoi se Qeveria do të përkrah më shumë këtë traditë.

“Besoj se ne duhet të vetëdijesohemi edhe si shoqëri dhe si qeveri që investimet tona t'i diversifikojmë. Tani duhet të investojmë në turizmin fshatar, të investojmë në këto bukuri natyrore, duhet të investojmë në njerëz që i ruajnë këto tradita dhe i kultivojnë këto tradita, siç janë këta njerëz këtu që kultivojnë qethjen e deleve, që tregojnë një traditë të mrekullueshme jo vetëm të kësaj ane, por të Kosovës. Unë i shpreh përkrahjen e plotë kryetarit të komunës dhe qytetarëve të Istogut që kjo të vazhdoj."

"Qeveria do të bëjë ndryshime në programin e saj, që nesër mos të ndërtojmë vetëm rrugë por të ndërtojmë turizëm, të ndërtojmë zhvillim ekonomik, të ndërtojmë kultivim të traditave tona që kapërcejnë çdo gjë, do të thotë na kapërcejnë edhe neve që nuk i njohim mirë këto tradita sa ato meritojnë që t’i njohim dhe t’i kultivojmë”, tha kryeministri.

Nga ana e tij, kryetari i Istogut, Haki Rugova, u shpreh i kënaqur që kryeministri gjeti kohë që të jetë pjesë e manifestimit, duke kërkuar që të bëhet edhe më shumë për zhvillim të mëtutjeshëm të turizmit dhe agroturizmit.

“Esenca është ruajtja e një tradite të këtyre viseve, të këtyre trojeve tona, të këtyre bjeshkëve tona, kultivimit të këtyre kulturave. Të qethurat kanë qenë gjithmonë  traditë dhe Komuna e Istogut e ka organizuar çdo vjet, me qëllimin që të gjithë ne të bëhemi bashkë këtu, edhe ta festojmë dhe ta promovojmë traditën tonë, por edhe me mundësitë tona për një zhvillim të mëtutjeshëm të formave të ndryshme, edhe të turizmit, bujqësisë, agroturizmit, duke shfrytëzuar këto resurse që i kemi, potencialet në përkrahje të këtyre fermerëve që nuk janë të vogla në Komunën e Istogut” tha Rugova.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)