23 Prill 2024

Mullinjtë e bluarjes së drithërave në Kosovë po mbeten përmendore

Prishtinë, 20 gusht - Kosova e ka pasur Industrinë e Blojës së drithrave me traditë të vjetër.  Kjo degë e industrisë ushqimore (mullisët) edhe më herët e kanë pasë por edhe tani e kanë një  lidhshmëri të ngushtë  me bujqit e vendit e në veçanti me prodhuesit e grurit.  

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Muhamet  Farizi ka thënë se bujqit prodhues të grurit nuk kanë pasë e as tani nuk kanë nevojë të investojnë për depot e ruajtjes së grurit ngase i kanë pasë edhe tani i kanë në disponim drithnikët e mullisëve ku e kanë dorëzuar  grurin për këmbim me prodhimet finale si miellëra dhe hime të cilat i kanë marrë sipas dinamikës kohore që e parasheh vet bujku kur e dorëzon grurin. Ka pasë dhe ka edhe shumë raste kur grurin e lënë në ruajtje pa kurrfarë kompenzimi.

Pra sipas tij mullisët kanë kontribuar që të mbjellen sipërfaqe sa më shumë me grurë dhe të prodhohen sasira më të mëdha të grurit që popullata të ushqehet me grurin vendor. Mullisët kanë pasë dëshira të mëdha për këtë degë industriale dhe kanë tentuar ta zhvillojnë sa më shumë.

Vitet e para të pasluftës Kosova ka numëruar  99 fabrika për bluarjen e grurit (mullinj) me kapacitet optimal të bluarjes vjetore të grurit 1.835.870 tonelata , sasi e cila e mundëson konsumin për 9.662.473 banorë.

Filimi i pasluftës ka stimuluar importin e miellit duke mos pasë doganë për miell dhe ka pasë doganë për grurë e cila e ka penguar prodhimin vendor.

Shteti ynë dhe qeveritë radhazi janë lavdëruar me gojën plot se po e ndihmojnë prodhimin vëndor dhe investimet e jashtme. 

 Barrierat për export të miellit nga shtetet fqinje

- Barriera ka prej  Shqipërisë  me të trilluarin vendim për proteinat kinse për miellin për bukë masive të jetë 13%, ku në standardet Europiane është 10%.

 - Barriera ka edhe nga Maqedonia  e Veriut e cila nuk i pranon analizat tona për cilësinë dhe kërkojnë të bëhen analiza tea ta, ku kushton 800 euro për kontigjente e cila e bën të pakonkurushëm miellin tonë atje.

- Barriera ka pasë dhe ka prej Serbisë por nuk kemi nevojë për koment ngase është 100% për mallërat e Serbisë dhe Bosnës të cilat e kanë merituar.

"Sigurisht do të parashtrohet pyetja se a i kemi njoftuar organet shtetërore për këto vështërësi. E kemi përgjigjen e gatshme."

"Menjëhere pas luftës dhe në vijimësi kemi bashkëpunuar  me organet vendimmarrëse dhe ndikuese në vendimmarje të cilëve u kemi sqaruar në takimet që i kemi pasë me ta si dhe u kemi shkruar shkresa të argumentuara", ka theksuar Farizi.

Bazuar në takimet  zyrtare  me organet zyrtare shtetërore si dhe  shkresat  e dërguara  organeve  shtetërore vendimmarëse dhe ndikuese në vendimarje ku  u cekën faktorët që e rëndojnë Industrinë e bluarjes së grurit kjo çështje e ka marrë rrugën e korrigjimit ku janë renditur në  ndryshimet ligjore  të pakos së fundit fiskale ku Tatimi I Ujemit – shërbimit të bluarjes është propozuar të ulet nga 18% në 8% si dhe tatimi i grurit për bujqit  të ulet nga 3% në 1

"Përfaqësuasit e organeve tona shtetrore duke filluar nga qeveritë, ministritë si dhe organet tjera shtetërore vendimarëse po mburen se ua kanë rritur të ardhurat personale të gjithë punëtorëve që financohen prej Buxhetit shtetror e nuk kthehen të analizojnë se sa po dëmtohen bizneset   nga mosazhuriteti në përmirësimin e ligjeve tatimore shkatërruese për bizneset", ka theksuar ai.

  Kosova sipas Farizit nuk i plotëson nevojat  e konsumit me grurin vendor. Korigjimi i shpejtë i tatimeve të cekura  do të shpëtonte nga shkatrrimi total i mullijve të bluarjes së grurit në Kosovë dhe do të ndikonte në mbjelljen e sipërfaqeve më të mëdha me grurë si dhe marrjen e masave reciproke ndaj shteteve fqinje (Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut) do të rriste prodhimtarinë vendore dhe exportin.

  Nëse nuk merren me azhuritet masat e cekura atëhere do të mbyllen edhe ato fabrika të blojës së grurit  që kanë mbetur funksionale dhe objektet e tyre do të mbeten përmendore të bizneseve të mbytura nga shteti ynë. 
                    
"Konsiderojmë se kjo degë industriale e ka ndihmuar shtetin dhe bujqësinë e Kosovës, prandaj meriton që mos të lihet në shkatërrim total ngase është degë e nevojshme për shtetin e në veçanti për popullin."  

"Ju lutemi qeveritarëve dhe deputetëve  të tanishëm dhe të ardhshëm të shqyrtoni, në  shqyrtimin e  dytë dhe të miratoni pakon e fundit në të cilën merret vendimi për mullisët si është propozuar dhe ka kaluar deri aty e është si vijon: TVSH-ja e Ujemit - shërbimi i bluarjes nga 18% të ulet në 8%. Tatimi për bujkun për grurë  nga 3% të ulet në 1%.Mos lejoni që vlerat e kësaj dege industriale t’i dime vetëm pas vdekjes (mbytjes)", ka deklaruar në fund Farizi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)