25 Shkurt 2021

MPBZHR konfirmon përkrahjen për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit

Prishtinë, 10 prill - Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit , në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të rrisin kapacitetet në qumështoret e tyre e  bashkë me këtë do të rritet edhe furnizimi i tregut me qumësht të freskët dhe produkte të tij.

Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Besian Mustafa, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka vizituar sot qumështoret e kësaj komune “Eurolona”, “Bylmeti” dhe kompaninë për shitjen e produkteve të freskëta “Kosmonte Foods”. 

 “Jemi bashkë këtu për të konfirmuar përkrahjen tonë të vazhdueshme për të gjithë prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit, të cilët do të mbështeten përmes subvencioneve dhe granteve, duke mundësuar kështu rritjen e prodhimit vendor të qumështit dhe produkteve të tij. Përmes kësaj mbështetje sigurojmë që tregu vendor të ketë furnizim në çdo kohë me prodhime të freskëta dhe cilësore të qumështit”, tha ministri Mustafa. 

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, gjatë kësaj vizite, e ka njoftuar ministrin me gjendjen me të cilën po operojnë këto agrobiznese në këtë komunë, duke e falënderuar në të njëjtën kohë ministrin për përkrahjen e tij për këtë sektor, veçanërisht në këtë kohë pandemie, me të cilën po përballet vendi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2021

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) prezanton rezultatet e hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Pjesëmarrës Natasha Kandiq, Bekim Blakaj etj. (Zoom, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik në lidhje me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë. (Restorant “Ura” në Dobrushtë, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon "Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2" ku do të publikohen të dhëna nga procesi i akreditimit gjatë vitit 2020, si dhe informata të tjera të rëndësishme rreth sfidave me të cilat është përballur Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyrët e ORCA's, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 196-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 13:00)