23 Prill 2024

Mosbashkëpunimi bënë që grantet të destinohen tek persona të gabuar

Prishtinë, 25 maj - Hardhia e rrushit ishte ajo e cila ka pësuar më së shumti dëme, si pasojë e kushteve atmosferike të cilat përfshinin dy varietete: temperaturat e ulëta të janarit dhe ngricat e pranverës së hershme.

Dëmet e hardhisë së rrushit, kultura e arrës, kumbullës e mollës supozohet të jenë rreth 40%, ndërsa në sektorin e perimeve këto dëme sillen rreth 10-15, u tha gjatë një takimi të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Therandës, Xhemajl Kabashi.

Në takim Kabashi tha se komuna ka ngritur një fond lokal për zhvillimin ekonomik i quajtur LDF. Përkrahje të vazhdueshme kjo Komunë ka edhe nga Oda Austriake, e cila kishte ndarë donacione nga të cilat vitin e kaluar kishin përfituar 50 fermerë, ndërsa në fazën e dytë parashihet të përfitojnë 70 fermerë.

Drejtori Kabashi pohon se ndër qëllimet kryesore të tij është hapja e derës për fermerët në mënyrë që ata të kenë një vend ku mund të gjejnë përkrahje dhe të informohen, si dhe t’u ofrohen këshilla për çdo gjë që ata kanë nevojë.

Buxheti aktual i sektorit të bujqësisë të kësaj komune është 400.000 euro, ku mjetet ndahen edhe për kultivimin e mjedrës, dredhëzës dhe në sera. Me rritjen e vëllimit të punëve, është rritur edhe nevoja për staf në mënyrë që t’i dalin në ndihmë fermerëve. Vlen të theksohet se kjo komunë është ndër komunat e vetme e cila ka një fond emergjent prej 20.000 euro.

Ndër problemet më të mëdha më të cilat u ballafaqua kjo komunë ishte prekja e gjedheve nga Dermatoza Nodulare (sëmundja gungore) e gjedheve, nga e cila kishin ngordhur 65 krerë gjedhe. Përkundër faktit që Qeveria kishte premtuar kompensimin për lopët e ngordhura për fermerët e kësaj komune, këto kompensime ende nuk janë përmbushur, arsye kjo që po e vë komunën në lajthitje, pasi që fermerët i kërkojnë mjetet e premtuara nga komuna, por këto mjete ende nuk janë ndarë nga niveli qendror.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe bashkëpunëtori ynë në këtë komunë, Muqa Solar Company me drejtor z.Xhevat Muqa, i cili mendon që jo bashkëpunimi i nivelit qendror me atë lokal po bënë që grantet të destinohen tek persona të gabuar dhe si rrjedhim po dështojnë projektet. “Nëse do të kishte një bashkëpunim më të mirë me nivelin lokal, atëherë do të ishte shumë më i lehtë alokimi i granteve tek personat e duhur”, ka thënë ai.

Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë gjithë kohës është duke komunikuar me institucione dhe biznese për t’u njohur nga afër në lidhje më mundësit e zhvillimit të ekonomisë së vendit.

Në këtë aktivitet, Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga  z. Hysni Zogaj, anëtar i bordit dhe zyrtarët për komunikim me biznese znj. Rrushe Maloku, Donika Gashi dhe Qëndresa Ibrahimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)