15 Qershor 2019

MMPH investon 60 mijë euro në Rahovec për parandalimin e vërshimeve

Rahovec, 12 prill - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Pastrimi i Profileve kritike-emergjente të Lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë-rrjedhave” Komuna e Rahovecit, i cili financohet nga MMPH-ja në vlerë prej 60 mijë euro për vitin buxhetor 2019.

Me këtë rast, ministri Matoshi tha se MMPH-ja përveç këtij projekti, në Rahovec financon edhe projekte tjera në fushën e mjedisit.

“Pastrimi i Profileve kritike-emergjente të Lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë-rrjedhave”, është një projekt  i rëndësishëm për komunën e Rahovecin, qytetarët e saj dhe mjedisin në përgjithësi duke bërë kështu eliminimin e vërshimeve në dy fshatra Krushë- Celicë. Prioritet i ministrisë sonë mbetën komunat andaj mbështetja jonë nuk do të mungojë kur bëhet fjalë për mjedisin”, deklaroi Matoshi.

Matoshi, kërkoi nga kryetari Latifi që komuna t’i përmbushur obligimet e veta dhe të krijoj kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti.

Ndërsa kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi falënderoi ministrin Matoshi për këtë projekt, duke vlerësuar që është shumë e rëndësishme parandalimi i vërshimeve në këtë komunë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 qershor 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj në 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Pejës dhe Deçanit, merr pjesë në përurimin e sheshit "Shkëlzen Haradinaj", zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës. (Sheshi “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë përball Hotel Dukagjinit, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Për nder të 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në qytetin e Mitrovicës do të përformojnë 34 anëtarë nga ansambli i Meksikës. (Mitrovicë, ora 20:00)