16 Prill 2024

MMPH dhe UNDP shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit

Prishtinë, 5 qershor - Ministria e Mjedisit dhe  Planifikimit Hapësinor mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, do të shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit me një sërë aktivitetesh, ndërsa manifestimi qëndror do të mbahet në parkun e Gërmisë.

UNDP do të ketë tendën ku do të promovoj/paraqet projektet dhe iniciativat që janë ndërrmarrë për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqesitë dhe me fokus të veçantë në  vetedijesimin e qytetarëve për të luftuar ndotjen e ajrit.

Gjatë aktiviteteve do të shpërndahen edhe materiale promovuese të projekteve përfshirë edhe shiritat e gjelbër - “Green Ribbons”. Të gjithë ata që bëhen pronarë të Green Ribbon zotohen ta mbrojnë mjedisin ku jetojnë.

Në ngjarje do të marrin pjesë Fatmir Matoshi, Minstër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Meelis Munt, Zv. Ministër i Mjedisit nga Estonia, Znj. Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës, Thomas De Groote, drejtor i “River Cleanup”, përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve mjedisore, aktivistë dhe mysafirë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)