19 Mars 2024

Mitrovicë, nis projekti për mbëltimin e 1 mijë fidanëve

Mitrovicë, 5 qershor - Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit të shtunën ka nisur në Mitrovicë realizimi i një projekti për mbëltimin e 1 mijë fidanëve të reja në këtë komunë që ka probleme të mëdha me ndotjen.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe drejtoresha e UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani, kanë marrë pjesë në nisjen e këtij projekti, duke mbëltuar disa fidanë në sheshin “Isë Boletini”.

Në lidhje me këtë projekt që do të realizohet në bashkëpunim të komunës me UNDP-në, kryetari Kastrati, tha se tashmë janë caktuar lokacionet për mbëltimin e këtyre fidanëve.

Sipas tij, 1 mijë fidanë do të mbëltohen kryesisht në qendër të qytetit, mandej para hapësirave të institucioneve, shkollave, shesheve etj. Ai tha se i gjithë projekti parashihet të përfundoj për 18 ditë.

Në anën tjetër, ai bëri të ditur ky është hapi i parë për përmbushjen e premtimit që ka të bëj me mbëltimin e 20 mijë fidanëve në gjithë Mitrovicën. “Brenda katër vitesh në Mitrovicë do të mbëltohen 20 mijë fidanë, çka do të thotë një fidanë për një familje”.

Në anë tjetër, drejtoresha e UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani, shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij projekti në Mitrovicë. Ajo premtoi se UNDP-ja do të vazhdoj edhe në të ardhmen që të ndihmoj për tejkalimin e sfidave mjedisore në këtë komunë.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)