28 Mars 2024

Miratohet plani i veprimit për biodiversitetin 2011-2020

Prishtinë, 12 shtator - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës, u shqyrtua Strategjia dhe plani i veprimit për biodiversitetin 2011-2020, Planin hapësinorë” Fusha e mihjes së re”,  2010-2020 në zonën me interes të veçantë ekonomik.

Komisioni po ashtu shqyrtoi edhe Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Projektligji për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Mjedisit dhe  Planifikimit Hapësinorë Miradie Gërguri, duke paraqitur strategjinë vuri në pah nevojën e ngutshme për miratimin e saj, sepse u shpreh ajo: “ Strategjia  dhe plani i veprimit për biodiversitetin 2011-2020 është bazë për mbrojtjen e natyrës”.

Ajo më tej shtoj se strategjia ka për qëllim: ruajtjen e bodiversitetit, zhvillimin e qëndrueshëm bazuar në shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, krijimin e të hyrave dhe ndarjen e përfitimeve nga shfrytëzimi i bidiversitetit në mënyrë të barabartë.

Në vijim, ajo foli për mënyrën e implementimit të kësaj strategjie dhe shtoi se baza ligjore e implementimit të saj është Ligji për mbrojtjen e natyrës.

Anëtarët e Komisionit u shprehën në favor të kësaj strategjie, duke konstatuar se resurset natyrore duhet menaxhuar duke u bazuar në strategji dhe plan të studiuar mirë.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit miratuan edhe  Planin hapësinorë” Fusha e mihjes së re”, 2010-2020 në zonën me interes të veçantë ekonomik, duke vlerësuar se miratimi i këtij plani do të ndikojë në zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike.

Në vijim, Komisioni miratoi  në parim edhe Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

Ndërkaq, Projektligji për Qendrën Historike të Prizrenit, unanimisht u kundërshtua nga  Komisioni.

Duke iu referuar qëndrimit kritik të shumë OJQ-ve dhe deklaratës së Kuvendit Komunal të Prizrenit, Komisioni vlerësoi se ky projektligj është  në kundërshtim edhe me parimet e UNESC-os.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)