28 Mars 2024

Ministria e Bujqësisë subvencionon ata që blejnë rrush

Prishtinë, 17 shtator - Fermerët e rrushit nga Rahoveci kanë problememe shitjen e rrushit. Ndërmarrja që bën grumbullimin e rrushit dhe përpunimin e verës, “Stone Castel”, ka marrë vendim që të mos merr më rrush për shkak të mbushjeve të stoqeve me verë. Fermerët dje protestuan para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvillimitRural. (MBPZHR), duke kërkuar ndihmë në ndërmjetësimin e shtijës së rrushit. 

Ndërsa MBPZHR-ja në përgjigjeje që ka dhënë, propozon që të subvencionohet sasia e verës së prodhuar gjatë vitit 2009. Pagesa direket, subvencioni, do t’ju jepet ndërmarrjeve përpunuese të verës vetëm pasi të kenë grumbulluar të njëjtën sasi të rrushit për përpunimtë verës, në shkallën e njëjtë të grumbullimit me atë të vitit 2009.

Sipas propozimit që e ka dhënë ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci, ndërmarrjet përpunuese të verës, për çdo litër të verës së prodhuar nëvitin 2009 të marrin nga 0.04 cent.

Kjo do të realizohet në momentin kur ndërmarrja përpunuese e verës dotë merë të njëjtën sasi të rrushit, si gjatë vitit 2009; MBPZHR përmesprojekt ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.02/L-8 përverërat, në nenin 2 dhe paragrafin 1, “vera” nënkupton prodhiminushqimor bujqësor të fituar ekskluzivisht nga fermentimi alkoolik itërësishëm apo i pjesërishëm i rrushit të freskët.

Përmes këtij formulimi hapet mundësia që vera deri në shkallën 14 për qind alkool të lirohet nga akciza.

Stavileci thotë se ky projekt ligj pritet që shumë shpejt të procedohetnë Qeveri dhe më tej në Parlamentin e Republikës së Kosovës përaprovim. “Veç masave shtesë të propozuara nga MBPZHR për kapërcimin ekësaj gjendje, gjatë tri viteve të fundit, MBPZHR është duke dhënëkontribut në zhvillimin e Vreshtarisë dhe përmirësimin e strukturësvarietore të hardhisë së rrushit, duke shënuar progres në rritjen esipërfaqeve me vreshta të reja, vlera e këtyre  investimeve kap vlerëne 1. 000.000 euro”, tha ai.

Vendimi i “Stone Castle”, rrezikon që rreth 6 milion kilogram rrush tëmbesin në vreshta dhe bënë që kjo veprimtari e rreth 2000 fermerëve tërrezikohet seriozisht duke zvogëluar të ardhurat në ekonomitë e tyrefamiljare.

Ndërsa edhe koha e vjeljes është duke kaluar dhe rrushi ka filluar tëkalbet. Vendimi i MBPZHR-së, pritet ta zhbllokoj problemin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)